Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet në zonën e Stacionit të Trenit. Raportohet se një automjet tip “Golf 5” ka përplasur një burrë që po kalonte rrugën.
Më tej, thuhet se mjeti ka marrë zvarrë qytetarin, gjendja e të cilit ende nuk dihet se si është. Siç shihet nga fotoja e mëposhtme, rruga është e larë me gjak.
Dëshmitari shkruan: Aksident i rende tek stacioni i trenit. Nj Golf5 përplasi një burrë që po kalonte rrugën. E mori zvarrë. Horror.