Homofobia, heterofobia dhe martesa! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Homofobia, heterofobia dhe martesa!

07:59 | 14/05/2016
në Opinion
0

Nga Dritan Shano

“Por në fillim të krijimit, Zoti i bëri ata, burrin dhe gruan. Për këtë arsye burri do largohet nga babai dhe nëna dhe do bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të bëhen një trup. Kështu ata nuk janë më dy, por vetëm një trup. Prandaj, atë që Zoti bashkoi, askush të mos ta ndajë”

Marku 10:6-9

Qysh prej fillimeve të shekullit të 19 ka nisur një lëvizje, e cila tashmë duket se i ka shtuar rradhët mjaftueshëm, aq sa sot të faktorizohet ndjeshëm. Kjo vjen prej dobësimit të ndërgjegjes shoqërore, cektësimit të mendimit njerëzor, mjegullimit të sponsorizuar fuqishëm të vlerave të familjes tradicionale dhe shoqërisë në përgjithësi, e ndoshta dhe se degjenerimi i racës njerëzore, për t’i lënë vend ndonjë hibridi a specie tjetër tashmë ka filluar. Kjo vjen edhe prej tejlodhjes së popullsive sidomos europiane nga varfëria e debatit dhe ideve politike, e cila ka çuar në mospjesëmarrje të elektoratit në proceset e qeverisjes, e ka faktorizuar ndjeshëm së fundmi lëvizjen heterofobike. Për sqarim, ata që nuk marrin pjesë në këtë lëvizje, quhen homofobë, akuzohen si homofobë.

Pjesëtarët e kësaj lëvizjeje të mirë financuar, për shkak se shumica e njerëzve nuk shkojnë në votime, kanë tashmë një vlerë të madhe për lidershipet politike, një pjesë e të cilëve i përkasin kësaj lëvizjeje psiko-seksuale, jo vetëm me shpirt por edhe me mish. Politikanët, sidomos ata europiane, i lëngëzohen tashmë dhuratës së votave që sjell kjo lëvizje në këmbim të mbështetjes për të. Dallohen kollaj vendet ku lidershipi politik ka qenë aq i çrrënjosur dhe i shkëputur nga shumica e popullsisë; dallohen nga ligjet e miratuara për të bërë të ngjashme me ligj, atë çka natyra e dallon lehtësisht. Ligje për të mbuluar diellin me shoshë është një fjalë popullore.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E gjithë kjo ka krijuar një presion të madh, të arritur jo vetëm me manifestime ngjyra ngjyra kudo në botë. Ato janë thjesht pjesa e dukshme. Këtij presioni i janë dorëzuar edhe prelatë, të lodhur nga pa-aftësia e vet për t’i komunikuar fjalën e Zotit njerëzve rreth tyre. Në ambiguitetin e tyre personal kanë mirëpritur Sodomën dhe Gomorrën në shtëpinë e Zotit. Aq i fortë është bërë ky presion sidomos këto dy dekadat e fundit, saqë njerëzimi duket si i kapur në faj, sikur nuk është “politically correct” nëse nuk është anëtar, apo mbështetës i lëvizjes heterofobe dhe shpreh barazisht mendimin e vet mospëlqyes. Ketij presioni apo axhende, apo nevoje politike me ç’duket po i dorëzohet edhe Parlamenti shqiptar së fundmi.

Çfarë duan heterofobët? Duan të martohen. Askush nuk i pengon ata të bashkohen me shpirt e me trup, por jo, ata duan të martohen. Me të njëjtën lehtësi që çdokush mund të blejë një imitim të një çante firmato, ata duan të marrin nga shoqëria diçka që ata nuk mund t’ja kthejnë asaj.

Martesa është një fjalë që vjen nga latinishtja si një rregullim ligjor për bashkimin natyral të burrit me gruan. Martesa ka në rrënjën e vet fjalën mater – mëmë. Kjo fjalë nënkupton mundësinë për t’u riprodhuar, për të qenë nënë, baba, prind, për pasjen fëmijë. Institucioni i martesës, duke interpretuar rrjedhshëm, pa ekuivoke natyrën eliminoi ligjërisht poligaminë dhe i bashkoi dashurisë së burrit e gruas edhe përgjegjësinë ndaj njëri tjetrit dhe ndaj fëmijëve që mund të lindnin prej saj. Kjo fjalë martesa (matrimonium) për mijëra vjet, qysh prej krijmit të botës, qysh prej Adamit dhe Evës, është institucioni i mundësisë së shtimit, rritjes, zbukurimit, lartësimit të racës njerëzore. Ajo nuk mund të tjetërsohet. Ajo nuk mund të bëhet institucion i një marrëdhënie që nuk bazohet mbi mëmësinë, mbi mundësinë e lindjes së një fëmije në mënyrë të natyrshme nga bashkimi i burrit me gruan.

Çdo marrëdhënie tjetër njerëzore nuk mund të kualifikohet dhe përkufizohet si martesë, sepse kurrë nuk do të mund të jetë e tillë. Çdo fjalë tjetër mund të përdoret për të përkufizuar dhe institucionalizuar tërheqjen, trillin apo nevojën psiko-seksuale e për këtë shkak edhe bashkëjetesën një gruaje për një grua tjetër, e një burri për një burrë tjetër, por jo fjala martesë.

Natyra seleksionon dhe privilegjon më të fortën, më rezistenten, atë çka arrin të mbijetojë dhe e vendos në shkallën me të lartë. Shoqëria njerëzore gjithashtu seleksionon, dhe njësoj si në natyrë privilegjon më të mirin, krijon ligje dhe institucione që kujdesen për të, duke nxitur kështu tek të gjithë dëshirën për t’u bërë më të mirë. Si çdo specie e njohur sot në botë, e cila kujdeset për mbijetesën e saj, ashtu dhe raca njerëzore e bën këtë gjë. Familja e krijuar nga martesa e burrit me gruan (apo e gruas me burrin si të doni, për mua s’ka asnjë diferencë) është bashkimi/njësia më e fortë që i garanton shoqërisë njerëzore natyrshëm mbijetesën, vazhdimin e saj.

Natyra e ka përcaktuar qartë se si mund të ndodhë ky akt i garantimit të vazhdimit të racës njerëzore. Asnjë bashkim/njësi sociale e species sonë e formuar ndryshe nuk arrin ta bëjë këtë gjë, si një proces mirëfilltazi natyral. Prandaj asnjë bashkim/njësi tjetër shoqërore nuk është njësoj me të. Për këtë arsye kaq të thjeshtë, nuk mund të trajtohet ligjërisht njësoj, nuk mund të përdorë të njëjtat konvencione dhe institucione, të cilat rregullojnë martesën e cila garanton vazhdimësinë e racës njerëzore. Mund të jetë diçka tjetër, një fjalë tjetër, një përcaktim tjetër për aq kohë sa këto lloj lidhjesh nuk prodhojnë të njëjtën gjë. Në fakt vetëm njëra lidhje prodhon dhe riprodhon. Të gjitha kombinacionet e tjera nuk prodhojnë apo riprodhojnë asgjë realisht të rëndësishme për shoqërinë njerëzore.

Martesa midis burrit dhe gruas në thelb është një institucion që merret me rregullin biologjik, të riprodhimit dhe kujdesit që duhet treguar për të garantuar që kjo të vazhdojë. Martesa nuk merret me nevojat seksuale dhe psikologjinë e seksualitetit. Format e tjera të bashkimit mes njerëzve janë deviacion biologjik, janë thjesht nevoja seksuale. Askush nuk mund t’i argumentojë ndryshe, edhe pse jo rrallë mbështetja për këtë vjen nga Europa dhe është arritur të shitet edhe si biletë që garanton integrimin e Shqipërisë në BE.

Burri dhe gruaja janë si tenxherja me kapakun. Të puthitur në martesë ata krijojnë ushqim të nevojshëm për të vazhduar shoqërinë njerëzore, specien e njohur si homo sapiens sapiens. Njeriu nuk është send që blihet në dyqan. Nga ana tjetër puthitja e burrit me burrin, apo e gruas me gruan përmbush vetëm seksualitetin e tyre ajo nuk kryen dot funksionin e martesës, ndaj nuk mund kurrsesi të trajtohet si e tillë.

Prandaj deputetët e këtij Parlamenti, jo dhe aq të nderuar, mos nxitojnë, ta mbajnë pak vrapin e miratimit të këtyre ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese. Të paktën këtu mos bëhen si personazhi i këngës napoletane: Tu vo fa l’americano… Siç jemi nga më të varfërit e botës, le të jemi të fundit në botë që merremi me këtë çështje. Deri atëherë do jetë gjetur edhe ndonjë fjalë tjetër e ndryshme nga martesa, që i takon burrit me gruan. Ndoshta unë nuk duhet t’i lejoj vetes t’i tregoj ndokujt se ç’duhet të bëjë, prandaj mendoj se për këtë duhet të pyeten gjithë shqiptarët. Nuk do ishte keq të bënim një referendum për trajtimin institucional të një prirjeje seksuale heterofobe.

Etiketa: AdamiDritan ShanoEvaheterofobiahomofobiamartesamatermatrimoniummëmëpsiko-seksuale

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Martesa homoseksuale nuk bëhet si skuthë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com