Holanda dhe Britani të Madhe nisën sot votimet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Vendet e tjera të Bashkimit Evropian do të votojnë në ditët në vazhdim, ndërsa procesi i tërë do të përfundojë më 26 maj.
Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Evropian, prej se ato kanë nisur të mbahen në vitin 1979. Pjesëmarrja thuhet se ka rënë me kalimin e viteve, ndërsa rekordin më të ulët e ka shënuar në vitin 2014, me 43% të votuesve.