Holanda sërish “Jo” Shqipërisë. Ministri Stef Blok: Negociata kur të plotësohen kushtet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Holanda sërish “Jo” Shqipërisë. Ministri Stef Blok: Negociata kur të plotësohen kushtet

16:30 | 29/09/2019
në Kryesore
0

Nga Kevin Sinani

Holanda pritet të vendosë sërish veton për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Megjithëse Gjermania do të paraqitet në Këshillin Evropian, në mesin e muajt tetor, me një propozim për të marrë një hapje të kushtëzuar të negociatave për Tiranën, holandezët do të bëhen sërish pengesë.

Top Channel raporton se mos ndryshimi i qëndrimit të Holandës është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok, gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane. Gjatë diskutimeve me deputetët, Blok ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të ketë negociata për Shqipërinë pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Blok ka theksuar se Shkupi dhe Tirana duhet të trajtohen të ndara në këtë proces.

“Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur, sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe proges të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është e madhe se në Shqipëri”, është shprehur ministri.

Sipas Blok, Shqipëria është një rast tjetër, kur krahasohet me Maqedoninë.

“Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sa më shpejtë që të plotësojë kriteret. Por, nuk është ende momenti”, ka deklaruar Blok, raporton Top Channel.

Në Komision ka patur debate edhe sa i përket faktit nëse Holanda do të jetë e vetme në qëndrimin bllokues ndaj Shqipërisë. Blok ka deklaruar se i takon secilit vend anëtar të japë mendimin e tij për zgjerimin.

“Herën e fundit që Këshilli vendosi për këtë (çështje) ishte përpara një viti dhe Holanda, Franca dhe Danimarka ishin shtetet që mbajtën këtë qëndrim. U takon shteteve që të tregojnë pozicionin e tyre”, ka thënë ministri holandez.

Në qershor të këtij viti, në Parlamentin e Holandës u votua një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për vitin 2019.

Vetë ministri Blok do të deklaronte se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i parakohshëm.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/Top Channel/

Etiketa: HolandaHolanda sërish “Jo” Shqipërisë. Ministri Stef Blok: Negociata kur të plotësohen kushtetKevin SinaniKomisioni për Çështjet EvropianekushtetnegociataStef BlokTop Channel

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Lasgushit dhe Migjenit i shtohet një tjetër avion, Rama: Brenda dhjetorit do të ulet dhe Naimi

Lasgushit dhe Migjenit i shtohet një tjetër avion, Rama: Brenda dhjetorit do të ulet dhe Naimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com