Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka dhënë urdhër për deputetët që akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës ku do të miratohej edhe demarkacioni.
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë dy herë seancën e Kuvendit në të cilën parashihej që të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Kjo ka ardhur pasi që deputetë të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës.