Futboll, muzikë, ngjyra, fëmijë e të rritur…një botë e bashkuar nga energjia që Botërori shkakton. Kjo është atmosfera që përcjell kënga e botërorit “Live it up”, e kënduar nga Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik botëror, kjo këngë për hir të ritmit që ka por edhe të popullaritetit të këtij sporti do të jetë patjetër hit i kësaj vere.