Një aksident i rëndë trondit një ditë më parë Maqedoninë, por edhe familjen shqiptare. Nga ngjarja mbeti i vdekur një shqiptar nga fshati Grashnicë. Shqiptari la jetimë tre fëmijët e tij, të cilët udhëtonin me të në makinë, dhe që janë plagosur rëndë.
Kjo është një tragjedi për fëmijët, të cilët vetëm gjashtë muaj më parë kanë humbur dhe nënën e tyre nga një sëmundje e rëndë,. Ndërkohë, aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, në orën 17:20, në rrugën Manastir-Prilep, ku përveç viktimës mbetën dhe katër persona të plagosur.
Aksidenti i trafikut ka ndodhur në vendin e quajtur “Peti leb”, ku si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve, humbi jetën në vend babai i tre fëmijëve dhe katër të tjerë u dërguan me urgjencë në spitalin e Manastirit.
/Strugalajm.com/