Historia e “Masakrës së Tivarit” duhet të rishkruhet (pjesa e dytë)

Duhet të lëçisni

Makinat e demokratëve pushtojnë sheshin “Nënë Tereza”, ja si duket atmosfera në nisje të takimit përmbyllës të fushatës së PD-së

Partia Demokratike pritet të mbyllë mbrëmjen e sotme në orën 19:00, në kryeqytet, fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Mbyllja do të bëhet në...

Grevistët e Qafe-Barit nuk heqin dorë, nisin revoltën e parë fizike

Ish të burgosurit e burgut famkeq të Qafë-Baritnuk heqin dorë nga greva e tyre që ka nisur prej ditësh, pa arritur më parë një...

“Ata që shesin votën, shesin edhe motrën”

Fenomeni i njohur si “shitblerja e votës”, ka qenë prezent prej shumë vitesh në vendin tonë në çdo fushatë zgjedhore, dhe nga të dhënat...

Kampionët e sportit, mesazh shqiptarëve: Votoni ndryshimin (Film)

Kampionët e fushave të ndryshme të sportit i janë bashkuar opozitës dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve që ditën e diel në 25 prill...

Nga Fahri Xharra

Pse duhet të rishkruhet historia e “Masakrës së Tivarit”? Sepse, sipas Genc Hotit, studiuesit të mirëfilltë të kësaj ngjarjeje antishiptare: “Si ka ndodhur ngjarja dhe përse nuk thuhet e vërteta në dritë të diellit, kur dëshimtarët e asaj kolone fatkeqe kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë edhe sot deri në vitin 2021, duke ia transmetuar brezave krimin antishqiptar, por dhe duke treguar të pavërtetat rreth kësaj masakre”.

Sipas Genc Hotit, burimet e argumentimit janë katër grupesh:

a) historiografia shqiptare e Shqipërisë dhe e Kosovës, si dhe deklaratat politike të udhëheqësve jugosllavë që shoqërojnë studimet e autorëve shqiptarë (arkivat e institucioneve jugosllave dhe kujtimet e Titos dhe bashkëpunëtorëve te tij).

b) deklaratat politike të udhëheqësve dhe studiuesve shqiptarë enveristë e post komunistë të mijëvjeçarit të ri.

c) studiues të pavarur me qëllimin e mirë për të përcaktuar përmasën e krimit, kohën dhe vendin kanë publikuar në internet idetë e tyre në artikullin “Masakra e Tivarit”.

e) dëshmitaret e kolonës me djemtë shqiptarë të Kosovës dhe banorët e qytetit të Shkodrës, banorët e Qafës së Malit mbi Fushë Arrëz, banorët e fshatit Gomsiqe e Vau i Dejës dhe banorët e Murriqanit (në këto vende, Qafë Mali dhe Murriqan, pretendohen se ndodhen dy vendvarrezat masive të një krimi të përafërt, ndërsa midis tyre, nga pikëpamja gjeografike, një vendvarrim i panjohur akoma).

Pra?

Çfarë fsheh në realitet “Masakra e Tivarit” dhe përse u përdor ajo? Që të katër grupet nuk tentojnë ta përbashkojnë tërësinë e ngjarjeve, në të ashtëquajturën “Masakra e Tivarit”, me momentet historike të viteve 1944-1945 në Shqipëri, ku do të dilte fare hapur bllofi i përdorur dhe krimi antishqiptar i ndodhur. Fakti që kërkush në Shqipëri nuk ka tentuar ta zbardhë këtë ngjarje përpara vitit 1991 nuk duhet t’i lërë pa faj pushtetaret shqiptarë të epokës enveriste dhe informacioni fillimisht ka ardhur nga përtej kufirit shtetëror shqiptar.

“Masakrimi i mijëra shqiptarëve të pafajshëm nga Kosova gjatë rrugëtimit të tyre të detyruar për në kasaphanën e Tivarit në vitin 1945, mund të cilësohet lehtë si një tradhëti e madhe kombëtare. Ndonëse ky vit shënon 75 vjetorin e kësaj masakre dhe megjithëse ka patur ndonjë botim aty këtu që hedh sadopak dritë dhe zbardh dokumente historike mbi këtë tradhëti, e gjithë kjo tragjedi nuk ka tërhequr kurrë interesimin që meriton, e lëre më përcaktimin e drejtësisë dhe të përgjegjësisë historike, qoftë nga Shqipëria post-komuniste, e nga Serbia dhe Mali i Zi, jo se jo. Fatkeqësisht, as Republika e Kosovës, nuk ka treguar ndonjë interesim zyrtar për të zbuluar të vërtetën e kësaj masakre, me ndonjë përjashtim të ndonjë deklarate përkujtimore nga udhëheqsit e atij vendi” (Frank Shkreli).

Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945. Të çarmatosur, të uritur, të etur, mijëra shqiptarë u nisën drejt vdekjes së planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav. Ky krim u përpoq të minimizohet dhe të heshtet në politikat jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Por, pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harruan këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë. Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit, e kryer sot e 76 vjet më parë”. (Frank Shkreli).

Fakti që regjimi enverist nuk e përmendi ndonjëherë “Masakrën e Tivarit” (të paktën në 40 veprat e para të Enver Hoxhës nuk ekziston, sipas “Tregues për veprat e shokut Enver Hoxha”, vepra 1-40), kur pretendohet që pala shqiptare nuk ka gisht, duhet të tregojë shumë thjeshtë se përgjegjësia kryesore duhet të jetë e shqiptarëve komunistë, aq më tepër kur pas vitit 1948 Enver Hoxha pati pretenduar që ishte armik për vdekje i titizmit (edhe në librin e tij “Titistët” nuk bëhet fjalë për “Masakrën e Tivarit”). Por, në veprën e 33 (f. 259-260) jepet një përmbledhje e krimeve të serbomalazezëve mbi popullatën shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë, ku përmenden 1 200 të pushkatuar në Tivar dhe 2 000 të mbytur me gaz helmues. Këtë informacion e gjen edhe tek “Historia e luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, vëllimi 4, f. 912, botuar më 1989. Tivari përmendet vetëm një herë nga Ramiz Alia si emërtim në librin e tij të fundit “Jeta ime” (kur flet për vrasjen e Miladin Popoviçit në librin e dr. Hakif Bajramit “Tragjedia e Tivarit”). libër i cili doli në vitin 2010 (f. 139). Por, më përpara “Masakra e Tivarit” në propagandën shqiptare u bë zyrtarisht publike (unë e kam lexuar për herë të parë më 1992, kur doli libri i Shaban Braha-s “Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare”, f. 451-456) në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (vëllimi 2) të botuar më 2008, si një botim i ri, ku është emërtim më vete. Mënyra e publikimit përbën dyshimin e parë se gjërat nuk duhet të jenë krejt ashtu dhe ata (Lefter Nasi) që kanë shkruar për “Masakrën e Tivarit” nuk kanë marrë për bazë dëshmitarët e zonave nga kaluan kollonat (numri shumës është një hipotezë, pasi në realitet ka kaluar vetëm një kollonë) me shqiptarët e Kosovës (të dhënat numerike, mënyra e organizimit, koha dhe përfundimi i rrugës së asaj kollone janë kontradiktore në të gjitha studimet e bëra për këtë temë), çka më ka çuar në përfundimin se në atë ngjarje duhet të jenë përfshirë forca të tjera nga ato të propaganduarat dhe e vërteta duhet të jetë krejt tjetër për tjetër. Por, ekziston diku i fshehur një informacion i rremë, çka duhet të shërbejë si argument se gjithçka e thënë më vonë është thjeshtë një mashtrim propagandistik me qëllime politike, mbi masakrat e shqiptarëve e publikuar më 1946, ku pranohet se çetnikët e Mihailoviçit masakruan më shumë se 2.000 gra, fëmijë, pleq nga elementi shqiptar (gazeta Bashkimi, e enjte, dt. 18 korrik 1946).
“Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth. Më pas turma urdhërohet të ngjitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit”, ku filluan të shtënat nga njësitë partizane jugosllave (divizioni i 46-të serb dhe brigada e 10-të malazeze).

Një tjetër raport i Themelit, më 5 prill, sipas dëshmive të mbledhura ishin rreth 500 kosovarë, pjesa më e madhe e të cilëve të vrarë dhe të tjerët të plagosur a të arratisur.[8] Një raportim drejtuar misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670.[6]

Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.
Varreza masive e masakrës në Tivar u zbuluan pas më shumë se një gjysmë shekulli, më 17 shtator 1996, nga historiani Zekeria Cana.[3]
(3 B. Jashari (19 shtator 1996). “Massive grave of Albanian victims of Tivari Massacre uncovered”. hri.org )”  (Nga Wikipedia )
Edhe diçka: “Epoka komuniste e diktaturës në Shqipëri u mbyll me dy libra mbi Kosovën, të botuar nga Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë; njëri më 1989 me titull “Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët” në tre vëllime (përmbledhje artikujsh), ku do të veçoja dy artikujt e doktor Ibrahim Rugovës: “Serbët vijnë përsëri si hakmarrës” (vëllimi 1 f. 23-27) dhe “Nuk jemi opozitë, ne jemi armiq” (Vëllimi 1, f. 359-361); dhe, tjetri më 1990 me titullin provokativ “E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi”, përmbajtja e të cilit vetëm këtë të vërtetë nuk mund të thoshte dot. Kështu profesor Sofokli Lazri në artikullin: “Apologjia e dhunës në Kosovë” flet për mijëra të vrarë nga djelmnia kosovare më 1945 nga ana e politikës jugosllave (f. 7), por nuk e përmend në asnjë rresht “Masakrën e Tivarit” a thua se ajo nuk kishte asnjë lidhje me krimin antishqiptar të realizuar në atë kohë në Kosovën Martire. Po kështu në atë libër Lefter Nasi duke folur për veçori dhe rezultate të LANÇL në Kosovë, jo vetëm që nuk përmënd kërkund “Masakrën e Tivarit” dhe krimet e politikës jugosllave ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, por ka guximin të flasë për 53.000 luftëtarë shqiptarë të Kosovës të organizuar në formacione luftarake ku 35.000 prej tyre u dërguan në frontin e Sremit (f. 368-369) pa na treguar rrugën dhe mënyrën e dërgimit të tyre në destinacionin e mësipërm, kur një propagandë e tërë 66 vjeçare e lidhte këtë operacion ushtarak me Shqipërinë duke akuzuar popullatën shqiptaroveriore për indiferentizëm, a thua se nuk ekzistonte në atë kohë në malet e Malësisë së Madhe”.
Në Kosovë ka shumë dezinformime  që qarkullojnë dhe ato janë të burime sllave dhe që shqiptarët e Kosovës pa i vërtetuar fare i shpërndajnë, duke krijuar fajtor artificial dhe duke e lënduar të vërtetën deri në pashërim.

Gjakovë – 30.03.21

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Makinat e demokratëve pushtojnë sheshin “Nënë Tereza”, ja si duket atmosfera në nisje të takimit përmbyllës të fushatës së PD-së

Partia Demokratike pritet të mbyllë mbrëmjen e sotme në orën 19:00, në kryeqytet, fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Mbyllja do të bëhet në...

Grevistët e Qafe-Barit nuk heqin dorë, nisin revoltën e parë fizike

Ish të burgosurit e burgut famkeq të Qafë-Baritnuk heqin dorë nga greva e tyre që ka nisur prej ditësh, pa arritur më parë një...

“Ata që shesin votën, shesin edhe motrën”

Fenomeni i njohur si “shitblerja e votës”, ka qenë prezent prej shumë vitesh në vendin tonë në çdo fushatë zgjedhore, dhe nga të dhënat...

Kampionët e sportit, mesazh shqiptarëve: Votoni ndryshimin (Film)

Kampionët e fushave të ndryshme të sportit i janë bashkuar opozitës dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve që ditën e diel në 25 prill...

Nuk gjetën asgjë, Bardhi përplaset me FNSH në Elbasan: Shkoni kapni bandat atje, jo këtu

Vetëm një orë përpara se Lulzim Basha të mbante mitingun përmbyllës të fushatës në Elbasan, një aksion blic i FNSH-së pasditen e sotme, pranë...