Policia ka arrestuar një 61-vjeçar në Himarë, me akuzën e ndërtimit pa leje.
61- vjeçari, Bashkim B., banues në fshatin Sasaj në Himarë, është kapur në flagrancë duke ndërtuar në një hapësirë publike një objekt pa leje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.