Demokratja Hillary Clinton është bërë gruaja e parë në historinë e SHBA-ve që është nominuar për Presidente nga ndonjë prej partive në këtë vend.
Ish-sekretarja e Shtetit e arriti këtë, pasi u numëruan të gjitha votat e delegatëve të 50 shteteve në Konventën e demokratëve.
Në shenjë uniteti, ish-rivali i saj brenda partisë, senatori Bernie Sanders, pasi u dëgjuan votat e 2382 delegatëve mori mikrofonin dhe kërkoi që të pezulloheshin procedurat e mëtejshme duke e deklaruar ish-Zonjën e Parë si të nominuarën e demokratëve.
Në zgjedhjet e nëntorit Clinton pritet të përballet me kandidatin republikan për President Donald Trump.