Hidhet në erë makina në Vlorë, pronari i gurores humb gjymtyrët

Lexo edhe

Rikthehen atentatet me tritol në Vlorë. Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA703 është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.

Në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.

Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar punonjësit e lavazhit si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Ndërkohë pritet ardhja e ekspertëve nga Tirana, pasi shpërthimet me eksploziv e djegin vatrën (vendin ku vendosen) ndaj ka pak prova në vendngjarje.

Agron Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic.

Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

http://www.oranews.tv/article/hidhet-ne-ere-makina-ne-vlore-drejtuesi-humb-gjymtyret

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *