Heronjtë e Hemodializës, kur jeta jote është një aparaturë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heronjtë e Hemodializës, kur jeta jote është një aparaturë…

08:08 | 15/09/2017
në Shqiperi
0

Nga Isida Muço

“Jam entuziast, sepse jetoj.”

Me këtë fjali m’u përgjigj një zotëri jo më tepër se 45 vjeç, teksa mundohesha të kuptoja buzëqeshjet dhe humorin e tij, kur dora e majtë ishte e shtrirë, ngjitur me aparaturën e jetës. Ky është viti i pestë që jeta e tij varet nga aparatura e dializës, ndërsa gjaku duhet të pastrohet tre herë në javë çdo ditë të vitit. Por, ai është vetëm një nga 1050 pacintët në rang vendi, të cilët marrin shërbimin e hemodializës. Të tillë takova në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Mosha e gjini të ndryshme, por të gjithë i bashkonte dëshira e madhe për të jetuar, tek bashkëjetonin çdo ditë me kalvarin e mundimeve dhe forcën e madhe për t’u përballur. Sa më shumë njihesha me ta, aq më tepër ngrija kokën lart duke falenderuar Zotin, e duke kuptuar të vlerësoj më shumë çka kam.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nuk dua të ndalem në politikat shëndetësore, duke mos qenë kompetente për të folur mbi to, por më mjafton ajo që pashë e perjetova; ndryshim total i shërbimit në repartet e hemodializës dhe kjo më në fund vetëm falë partneritetit publik-privat. Por, a mund të lehtësohet dhimbja e tyre me disa ndryshime? Unë them se po. Këte e shprehën vetë ata “Heronjtë e heshtur”. Ata kënaqeshin, kur mikpriteshin nga stafi mjekësor me mjaft edukatë, kënaqeshin kur infermierë të rinj në moshë ishin bërë për ta një familje e dytë, kënaqeshin sepse merrnin nga kjo përkujdesje momente shprese…

Në muret e reparteve të hemodializës më ranë në sy dy piktura, njëra flutura e tjetra një kurriz femre me fustan të bardhë. Mendoja e hutuar: “shpresa të bardha në fluturim, të lira…”. U përmenda shpejt nga ky hutim, kur një zonjë (e afërme e pacientit) më kërkon me shumë edukatë që të më shprehë disa fakte. Mirela shoqëronte çdo tre ditë në javë bashkëshortin e saj në këtë repart. Me një qetësi buruar nga dhimbja më tregon se problemi më i madh i tyre është mungesa e zemplar, një medikament jetësor për këta të sëmurë, të cilin duhej t’ua siguronte shteti, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. E vetmja mundësi për këtë të presin nga jashtë shteti dhe fatkeqësisht privatisht. Çmimi i zemplar shkon nga 75-450 euro.

Kalvari nuk përfundon këtu. Në Korçë ora po shkonte 12.00, orari i pacientëve të turnin të dytë. “Këta janë doktorë patatinash”, më thotë i indinjuar një zotëri para se të bëhet gati drejt krevatit të tij, ku do të nisin katër orë filtrim i gjakut. Qeshim të gjithë nga krahasimi, por thellë e dimë se kjo është një dramë, dramë e shërbimit tonë mjekësor. Në rrethe ka mungesë të theksuar mjekësh specialistë, e në rastin konkret të mjekëve nefrolog të specializuar për komplikacione të rënda.

Dal nga reparti me 1000 mendime në kokë dhe me dëshirën e madhe se mund të sensibilizoj sadopak me këtë përjetim, ndërsa politikat shëndetësore në përmirësim pa bashkëpunimin me privatin më duken vite drite larg.

Qofsha e gabuar…

Etiketa: aparaturëemodializaheronjtëHeronjtë e Hemodializës kur jeta jote është një aparaturë…Isida Muçomedikamentnefrologzemplar

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Marrëveshja e detit” me Shqipërinë, Tsipras kërkon ndihmën e Italisë

“Marrëveshja e detit” me Shqipërinë, Tsipras kërkon ndihmën e Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com