Heroi im – hebreu Jack Godfarb – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heroi im – hebreu Jack Godfarb

06:45 | 05/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

shkruan Fahri Xharra

Duke lundruar nëpër tituj, medoemos që do të ndalesh e të lexosh kush dhe çka, por unë i kërkoj ato shkrime që kombit  i japin nder, ato shkrime të cilat na lartësojnë në botë. Jemi për t’u vlerësuar, por gjithësesi duhet punuar që të rivlerësohemi dhe të rikthejmë imazhin tonë të viteve 1998-1999.
Isha mësuar të lexoj për këmbëngulësinë hebreje në gjetjen dhe dhënien e dënimit atyre nazistëve, të cilët i kishin ikur Gjykimit të Nyrenbergut.

Gjykata  (25 nëntor 1945) i dënoi 23 liderët e nazizmit për; konspiracion, krimi kundër pagës, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Rasti kundër nazistëve u bazua në një mal dokumentesh të shkruar si urdhëresa, raporte, manifeste, letra dhe ditarë. Në mesin e të dënuerëve ishte edhe zëvendësi i Hitlerit, Hermann Gëringu (1893-1946), të cilin korrespondeti i New Yorker-it e cilësoi si: “truri pa ndërgjegje”…

Read more

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Çka ndodhi pas Nyrenbergut? Edhe pse liderët më të mëdhenj nazist u gjykuan, të tjerët mundën të ikin. Disa u arratisën nga Gjermania dhe ishin të zotët të fshehnin identitetin e tyre. Por, sidoqoftë bukur shumë prej tyre më vonë u kthyen me zor: Më 1947 Hermann Hoess, Komandanti i Auswitz-it e gjet, u gjykua dhe u ekzekutua ne Poloni me 1947… (Fahri Xharra “Pse Kosova nuk e ka Simon Wiesenthal-in e vet?”)

Por, të kemi një njeri si juristi Jack Godfarb, nuk më kishte shkuar mendja; “Jack Goldfarb – Në kërkim të shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë”,- shkruan Deutsche Welle

Jack Goldfarb ka shkruar vetë shumë artikuj për hebrejtë e shpëtuar në Shqipëri. Shqiptarët dhe shpëtimi i hebrejve prej tyre është bërë temë e jetës për Jack Goldfarb. Kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 1994, ai kishte vizituar të gjitha vendet e Evropës, përveç Shqipërisë. Kur filloi të lexonte për Shqipërinë ndeshet në librin “Rescue in Albania” të Harvey Sarner-it.

“Një vend i vogël si Shqipëria, i varfër dhe me humanizëm kaq të madh”,- thotë   Jack Godfarb dhe me të vërtetë, po shtoj unë se nuk jemi të vetëdijshëm për humanizmin e madh që kemi treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore duke i shpëtuar hebrenjtë e rrezikuar nga vdekja e sigurtë.
E kemi edhe rastin më të famshëm njerëzor duke e shpëtuar gjeniun e kohës Albert Einsteinin, me pasaportën shqiptare. (http://ëëë.gazetatema.net/2012/12/30/die-ëelt-albert-ajnshtajn-iu-shpetoi-nazisteve-me-nje-pasaporte-shqiptare/   si dhe  http://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/id_24451/Fahri-Xharra:-A-kishte-rilindur-Anjshtajni-n%C3%AB-Shqip%C3%ABri?.html )

Jo më kot e thotë  John L Ëithers II: “Bota do të ishte ndryshe sikur të gjithë do të ishin sjellë si shqiptarët?”. Pra, një popull që është jo vetëm falenderues, por e sheh botën ndryshe sikur edhe të tjerët të kishin vepruar shqiptarët me rastin e hebrenjve ( Lexoje se si kanë vepruar grekët dhe serbët në atë kohë: https://ëëë.fahri-xharra.eu/holokausti-grek-mbi-hebrenjt,  http://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/id_44164/cid_172/Fahri-Xharra:-Holokausti-serb-ndaj-hebrenjve.html ).

Jack Godfarb, heroi im shkruan: “Shqiptarët vetë nuk i japin shumë rëndësi asaj që kanë bërë. Unë e kuptoj këtë. Për ta ka qenë gjë e zakonshme të shpëtosh njerëz në nevojë. E kanë bërë dhe e kanë harruar. Por, ne nuk e harrojmë. Histori si ato nga Shqipëria nuk ka patur as në Poloni, as në Francë, as në Belgjikë, për të mos përmendur Gjermaninë. Por ne nuk e harrojmë!”,- e shton ai.
Të gjithë bëjnë pyetjen si ka qenë e mundur, që një vend aq i vogël dhe aq i varfër të bënte një akt aq të madh human.

Shqiptarët dhe shpëtimi i hebrejve prej tyre është bërë temë e jetës për Jack Goldfarb. Kur e vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 1994, ai kishte vizituar të gjitha vendet e Evropës, përveç Shqipërisë. Kur filloi të lexonte për Shqipërinë ndeshet në librin “Rescue in Albania” të Harvey Sarner. Çka lexoi nuk iu shkëput më kurrë prej mendjes. “Një vend i vogël si Shqipëria, i varfër, dhe me humanizëm kaq të madh”,- thotë ai. Që nga ajo kohë filloi të vizitonte Shqipërinë në kërkim të historive si u shpëtuan hebrejtë në Shqipëri, në gjurmë të familjeve shqiptare që shpëtuan hebrejtë. Kjo duket se nuk ishte shumë e lehtë. Ka kaluar shumë kohë. Shumë njerëz kanë shkuar. Të vërtetat janë zëvendësuar me legjenda dhe anasjelltas. Në Shqipëri Jack Goldfarb është takuar me familjen Veseli, Qosja, Biçaku, Zyma, Kilica. Në gjurmë të historive në Shkodër, Berat, Durrës, Kavajë, Tiranë.

Zërat e keqinj të huaj, por edhe nga ne kanë thënë se hebrejtë e kanë blerë me para shpëtimin e tyre.

“Nuk është e vërtetë! – thotë ai – po të ishte kështu do të kishte qenë e mundur edhe diku tjetër. Familjet kanë qenë të varfëra. Sigurisht që kanë patur nevojë për ndihmë, sepse nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë për një kohë të gjatë, ka pasur raste deri në tetë vetë”.

Ai mendon se për të shpjeguar si ka qenë e mundur ajo që ka bërë Shqipëria, nuk ka një përgjigje të vetme. Për shkak të fesë, për shkak të besës, për shkak të kanunit, të mikpritjes. “Pse Shqipëria shpëtoi hebrejtë?” është një pyetje që ka shumë përgjigje, mendon Jack Godfarb.

E shihni pra që dikush nga të huajt e kërkon të vërtetën shqiptare, si dhe akterët e kësaj të vërteteje.
Jack Godfarb është hero i im!

Etiketa: Fahri XharraHarvey SarnerhebreuHeroi im - hebreu Jack GodfarbJack GodfarbNew YorkerRescue in AlbaniaSimon Wiesenthal

Të Lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

nga 27
15:31 | 21/02/2026
0

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

nga 27
15:17 | 21/02/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtruar gjatë...

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

nga 27
15:11 | 21/02/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtruar gjatë...

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

nga 27
15:07 | 21/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së...

Para
Qeveria harton skenarët: Nga ai optimist te pesimisti, çfarë ndodh me ekonominë deri në vitin 2025

Qeveria harton skenarët: Nga ai optimist te pesimisti, çfarë ndodh me ekonominë deri në vitin 2025

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:11 | 21/02/2026
Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

15:07 | 21/02/2026
Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

14:53 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –
  • Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –
  • Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com