Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme të në një rrobaqepësi në Fllakë të Durrësit.
Në një deklaratë për gazetarët, nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja, deklaroi se aktualisht 7 gra po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa 2 të tjera u dërguan në Tiranë.
Nga veprimet e deritanishme të policisë, ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz, çka ka çuar më pas dhe në helmimin e punëtoreve.