Hebrenjtë dhe shqiptarët. Sa dallojmë ndër veti? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hebrenjtë dhe shqiptarët. Sa dallojmë ndër veti?

14:55 | 11/02/2021
në Kryesore
0

Shkruan Fahri Xharra

Shpesh e kam shkruar që të mendojmë si hebrenj, por miqtë e mi të shkrimeve nuk pajtoheshin. Arsyen e di unë, por e dini edhe ju.

Sa harrojmë ne dhe sa harrojnë hebrenjtë?

Read more

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

“Trezoros” hebrenjtë e humbur të Kosturit

Ndryshimi është shumë i madh; aq i madh sa që ne nuk kemi shënime të plota se kush ka vdekur nga ne, në luftën e ‘99-tës, se për LDB, për luftërat ballkanike dhe LPB as mos të flasim.
Kjo nuk ndodhë me hebrenjtë. Jo, jo, kurrë. Janë shumë të kujdesshëm që brezat që vijnë të dinë asgjë, ose shumë pak.Në rastin tonë, pas 100 vjetësh nuk dimë se kush ishte ai që e nisi ose ai që mbeti në katrahurën  e kohës.

Një krenari të madhe e kemi që i kemi strehuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndoshta edhe të vetmit që mund të krenohemi me humanizmin tonë. Por, çka më shumë? Të flasim për Kosturin, një qytet shqiptar në Greqi, me kufi më të afërt me Shqipërinë.

Nga historia e dimë që nga ikja e madhe e hebrenjve nga tokat e tyre para dy mijë vjetësh, ata zunë vend edhe në tokat tona. Edhe atëherë ishim mikpritës dhe dashamirë, megjithëse mbi ne ishte Perandoria Romake.

Sidoqoftë, gjatë Luftës së Dytë Botërore gati të gjithë hebrenjtë u zhdukën nga Kosturi (Kastoria në greqisht), pra atë kohë numëroheshin rreth 900 vetë dhe pas Luftës mbetën vetëm 35.

Që kjo mos të harrohet është realizuar filmi dokumentar, “Trezoros: The Lost Jews of Kastoria”, kronikat dhe historia e komunitetit sefardik, të zhdukura së bashku me njerëzit.

Kur erdhën gjermanët pas kapitullimit të Italisë, ata i mblodhën 763 hebrenj të Kosturit dhe u dërguan për zhdukje në Auschwitz-Birkenau.

“Ne duam që ta edukojmë popullin. Na duhet që të të inkurajojmë njerëzit tanë që të grumbullojnë të dhënat historike që ato mos të harrohen kurrë”,- thotë njëri nga realizuesit të filmit. Fare pranë kufirit shqiptar ndodhet një qytet magjepsës, tradicional qytet plot histori me trashëgimni dhe me civilizim. Kastorja (Kosturi siç njihet nga shqiptarët) ndodhet afër kufirit greko-shqiptar, në juglindje të Shqipërisë. Ky qytet shtrihet buzë liqenit me të njëjti emër, i cili duket që depërton thellë me vilat e bukura të qytetit deri lart në kodër duke e përkundur qytetin mbi valët e liqenit si mbi një djep. Sapo merr kthesën tek kodra hyrëse e qytetit ditën duket sikur një ortek i bardhë dëbore që ka rënë buzë liqenit, ndërsa natën ngjan me një kaci prushi të derdhur. Fle natën në këtë qytet dhe të duket sikur e ke poshtë jastëkut liqenin si një ninullë të bukur hipnotizuese. Klima e zonës është me dimër të ashpër dhe verë të freskët me vila rreth o rrotull liqenit dhe lule erëmira ka bërë që për këto cilësi ta quajnë si Montekarlon e Ballkanit. Sipas të dhënave qyteti është themeluar nga Perandori Justiniani në mes të shekullit VI, me emrin Justinianopoli. Në shekullin VIII quhet me emrin Kostur, fjalë sllave. Ndërsa disa shekuj më vonë diku në shekullin XI historianët bizantinë e shënojnë qytetin dhe liqenin me emrin Kastorias. Për emrin Kastorias ka shumë teori rreth prejardhjes së fjalës. Disa studiues thonë që kjo fjalë lidhet me fjalën latine Castra (kështjellë) që në greqisht pëson përshtatje në Kastro. Një teori tjetër që duket edhe për e kapshme është se fjala “Kastorias” rrjedh nga fjala greke “Kastor” duke patur parasysh që ndër shekujt në këtë qytet gjenden punishte të përpunimit të leshit, kastorëve, gunave të ndryshme që shiten nëpër vendet e ndryshme të botës duke qenë më të preferuarat si nga ana cilësore, po ashtu dhe për elegancën e tyre.

Kastoria (Kosturi) dhe shqiptarët

Kosturi dhe fshatrat e tjera përreth tij për shumë vite kanë qenë sunduar nga shqiptarët, në fillim nga Despot Andrea II Muzakët. Pas vdekjes së tij e trashëgoi këtë qytet djali, Stojë Muzaka (në kishën e Shën Athanas Muzakë të ndërtuar në shekulli XIV në Kostur janë shënuar emrat e vëllezërve Teodor dhe Stojë Muzaka). Muzakajt e morën Kosturin pasi mundën Marko Kralin. Pas Muzakajve Kosturi ka qenë në zotërimet e Balshajve, të cilët nëpërmjet lidhjeve të martesave futën nën sundimin e tyre vise nga Lezha, Mati, Dardania, Dibrën, Ohrin, Kosturin e kështu me radhë. Në vitin 1385 qyteti ra në duart e osmanëve, të cilët e zotëruan deri në fundit të vitit 1912, kur grekët e çliruan atë. Prefektura e Kosturit në fillim të shekullit XIX udhëhiqej nga bejlerët shqiptarë myslimanë, të cilët gëzonin mbështetjen e fortë të Ali Pashë Tepelenës. Në vitin 1870, Korça u bë Prefekturë, e cila kishte nën juridiksionin e saj edhe nënprefekturat e Kosturit, Bilishtit e Kolonjës. Pas luftërave të ndryshme botërore dhe ballkanike grekët përfituan më shumë, ata kryen masakra kundër minoriteteve më të vogla, të cilat ishin të pambrojtura duke djegur çdo gjë. Kosturi kishte 140 familje hebre, të cilat jetonin të bashkuar në një lagje ku kishin një shkollë, një bibliotekë dhe një banjë për femrat.

Ndërtesa e shkollës hebreje u prish më 1960 për të zhdukur tashmë çdo gjurmë të kulturës së saj, ashtu siç u zhdukën vite më parë edhe ndërtesat fetare e shkollore turke, shqiptare dhe bullgare.

Kosturi ka pasur rreth shtatë xhami, ndër to përmendim xhamia Kursum, xhamia Tambaxhane, xhamia Hasan, xhamia Kulla, xhamia Mehmetit, si dhe Teqe me emrat Ali Baba, Ajdin Baba dhe Qazim Baba. Ka patur një shkollë urbane dhe një Medrese.

Bibliography:

M. Molho, Histoire des Israélites de Castoria (1938). ADD. Bibliography: B. Rivlin, “Kastoria,” in: Pinkas Kehillot Yavan (1999), 372–81.

Bardhyl Berberi/ Gjurmët e shqiptarëve në Kostur

Gjakovë 10.02.21

Etiketa: Auschwitz-BirkenauBibliographyFahri XharrahebrenjtëHebrenjtë dhe shqiptarët. Sa dallojmë ndër veti?KosturTrezoros: The Lost Jews of Kastoria

Të Lidhura

E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

nga 27
13:33 | 24/02/2026
0

Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku një automjet me drejtues ende të...

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

nga 27
13:29 | 24/02/2026
0

Prej mëngjesit të kësaj të marte, në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë është evidentuar një çarje anësore në trupin e rrugës, duke...

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

nga 27
13:23 | 24/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që sipas tij, morën urdhër nga...

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

nga 27
13:15 | 24/02/2026
0

Para se të jepte dorëheqje nga posti i drejtoreshës së AKSHI-it, për t’u përqendruar tek dosja e saj në SPAK,...

Para
Ligji për betimin e gjyqtarëve, Vasili: Rama dhe Ruçi fyen dhe provokuan Komisionin e Venecias

“Mos e harroni kurrë këtë video në 25 prill”/ Vasili nxjerr videon: Tirja dhe Edi Rama janë e njëjta gjë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

13:33 | 24/02/2026
Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

13:29 | 24/02/2026
Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

13:23 | 24/02/2026
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

13:15 | 24/02/2026
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

13:03 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –
  • Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –
  • Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –
  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –
  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –
  • SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –
  • Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com