Hayek-u rilind në PS – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hayek-u rilind në PS

13:29 | 27/08/2017
në Opinion
0

Nga Klodian Tomorri
Me sa duket brenda Partisë Socialiste ekziston një klan i fortë, i brumosur nga Shkolla e Çikagos që lobon për politika neoliberale.

Praktikisht, Edi Rama mund të jetë ndër të paktët kryeministra të majtë sot, te cilet shqiptojnë fjalën “derregullim”. Zakonisht, kryeministrat e majtë kanë për zemër atë fjalen tjetër, pa “de” përpara. Nëse e ka me të vërtetë, ky është një lajm i mirë.

Shqipëria ka një qeveri të vogël, por pavarësisht kësaj ka një ingranazh të rëndë burokratik. Aparati administrativ është joefiçent dhe i korruptuar, ndërkohë që dhjetëra ente publike të panevojshëm parazitojnë si shushunja duke i thithur gjakun biznesit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Premtimet për çmontimin e rrotës së ndryshkur burokratike, në çdo fushë të sektorit publik, janë një politike në kahun e duhur. Kjo çliron energjitë e sipërmarrjes dhe i hap rrugë zhvillimit të shpejtë të vendit.

Në të gjitha modelet qeverisëse, ai i shtetit të vogël është provuar si më i suksesshmi. Por, që të funksionojë, ka një parakusht; korrupsioni duhet të jetë minimal. Në të kundërt, ky model kthehet në një dështim spektakolar me kosto shumë të mëdha për qytetarët dhe shtetin.

Derregullimi nuk mund të funksionojë, kur tregjet janë të kapura dhe dominohen nga një grusht njerëzish të fuqishëm, të cilët qëndrojnë afër qeverisë duke diktuar politika dhe ligje për të ruajtur pozitat e privilegjuara. Apo kur qeveria ndërton tregje të sigurta dhe shpërndan fitime me ligj si në rastin e konçesioneve. Nga ana tjetër, sado derregullim të ketë, nëse ekziston taksa e rryshfetit, burimet në ekonomi do të keqshpërndahen.

Heqja e liçencave, thjeshtimi i procedurave, reduktimi i administratës janë vetëm gjysma e punës. Gjysma tjetër, që do përgjigje është: Po për KorrupsJOnin?

Etiketa: aparati administrativburokratikderregullimHayekHayek-u rilind në PSingranazhKlodian Tomorriqeveri e vogëlShkolla e Çikagos

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dy fjalë nga vajza e Arlindës: Mamaja ime zemërflori ishte e mira e botës…ngushëllime edhe ju

Dy fjalë nga vajza e Arlindës: Mamaja ime zemërflori ishte e mira e botës...ngushëllime edhe ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

23:34 | 12/01/2026
PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

23:10 | 12/01/2026
Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

22:52 | 12/01/2026
qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

22:04 | 12/01/2026
Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

21:52 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –
  • Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –
  • qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –
  • Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –
  • Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com