Akademia Shqiptare e Shkencave ka nderuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me medaljen “Nderi i Akademisë”.
“Jam shumë mirënjohës për medaljen “Nderi i Akademisë”, që pranova sot nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Janë bërë shumë përpjekje për t’i ndarë shqiptarët edhe në identitet, por akademikët mbeten gardianët e tij”, ka deklaruar Thaçi.
Në profilin e tij në Facebook, ai është shprehur se, kufijtë politikë dhe shtetërorë nuk duhet t’i pengojnë akademitë shkencore të dy vendeve për t’u ndjerë të bashkuara me njëra-tjetrën brenda një gjuhe, një kulture, një bote shqiptare dhe brenda një identiteti.