Kryeministri Rama njihet për dobësinë që e kthen në ziliqar për deputetet e opozitës. Në pritje të fillimit të seancës parlamentare ai nuk ka duruar pa shpotitur kreun e grave demokrate, Albana Vokshi. Duket pas suksesit të reformës në shëndetësi që nuk pranohet nga ligjvënësja opozitare kreu i shumicës po tregon të vërtetat e check up-it falas, i cili nxorri një pjesë të burrave me barrë dhe të grave me prostat.
Albana Vokshi ka qenë duke pritur seancën në shoqërinë e deputeteve Olta Xhaçka dhe Mesila Doda. Fotografe është Arta Dade.