Kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa.
Por kreu i qeverisë kosovare i pashqetësuar pohon se do ta vizitojë Amerikën kur t’i japin vizën.
“Zyra ime ka aplikuar për vizë, është e vërtetë. Janë disa ngjarje rresht për të cilat kam qejf të shkoj, për shembull është tani një ngjarje në Gardën e Iowa, nuk ka marrë përgjigjje. Nuk mund të shkoj në çdo vend ku më ftojnë sepse jam kryteari i qeverisë, por kur të ma japin vizën do shkoj”, ka deklaruar Haradinaj.