Haradinaj mesazh Kurtit: Krijo qeverinë ose hap rrugën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj mesazh Kurtit: Krijo qeverinë ose hap rrugën

10:39 | 11/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.

Haradinaj thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarohet se çka propozon për gjendjen e krijuar, pasi që konsideron se Kosova po rrezikon shumëçka për shkak të vazhdimit të takimeve  pa kufij. Në të kundërtën Haradinaj kërkon nga Kurti që të hapë rrugë për opsione të tjera.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjen formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë vjerr. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”, thotë kryeministri në largim.

Read more

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Sipas Haradinajt çdo vonesë në formimin e qeverisë do të ketë pasoja për vendin. Ai thotë se si kryeministër në largim po e ka vështirë mbarëvajtjen e qeverisë, pasi që nuk po ka fuqi vendimmarrëse.

Përveç të pakuptueshme, prolongimin e formimit të qeverisë, Haradinaj po e vlerëson si shumë të rrezikshme dhe për këtë përgjegjës po e bën vetëm Albin Kurtin dhe VV-në si parti fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Është me rëndësi të madhe që të kemi një epilog të këtij procesi për shkak se qeverisja më tutje vetëm sa do të bie në kualitet. Kjo për shkak se një qeveri në detyrë e ka të pamundur që të kryejë disa funksione që janë shumë me rëndësi. Psh, ne nuk kemi drejt me aprovua ligje edhe pse ka një parlament të zgjedhur. Ne kemi një qeveri kujdestare por është problem vazhdimi i gjendjes kështu. Është e dëmshme kjo vonesë dhe shkakton dëme serioze në qeverisje dhe në kualitete të tjera të jetës. Pra duhet t’i japin një epilog gjendjes. Krejt Kosova pret nga Kurti dhe VV-ja epilog, cili do që të jetë ai. Por mbajtja e një gjendje në emër të një negocimi pa kufij nuk është veprim i mençur. Duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk jam palë e interesit në asnjë variant, por duke qenë kryetar qeverie në detyrë unë i shoh pasojat për Kosovën”.

“Tani edhe unë kam frikë, jo pse unë s’dua të punoj, por kam frikë nëse kjo situatë vazhdon gjatë. Pra kam frikë për Kosovën jo për vete dhe AAK-në. Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk e merr mandatin nuk i respekton afatet, pra nuk e kuptoj këtë gjendje. Kjo për mua është tepër e pakuptueshme. Përveç që është e pakuptueshme është edhe e rrezikshme. Mendoj që kjo qasja e z.Kurtit, vonesat, nuk janë në rregull. Është kuptuar ndoshta derisa nuk është certifikuar rezultati dhe deri sa nuk është konstituua parlamenti, por tash e tutje është problem kjo gjendje”, thotë Haradinaj.

Pavarësisht që për mosarritje të marrëveshjes së koalicionit po shihen edhe kërkesat e tepruara të LDK-së, Haradinaj përgjegjës kryesor dhe të vetëm për formimin e qeverisë po e konsideron Albin Kurtin.

“Ajo çka më shqetëson është mbajtja peng e procesit. Sot është një situatë shumë e qartë. Mos harroni nuk e them këtë pse është z.Kurti edhe pse kam deklaruar se çka mendoj për të, por sikur të ishte çdo parti edhe AAK-ja, parimisht kisha deklaruar se s’bën ta mbajmë peng vendin pa epilog. Duhet t’i japim përgjigje vendit për shkak se jemi në gjysmë të janarit gati dhe për shkak që janë procedura kohore çështja e buxhetit. Nuk është përgjegjësia te partia e dytë, por në sistem tonin përgjegjësinë me krijua institucione e ka vetëm Albin Kurti dhe VV-ja. Por nuk mundesh ti sot me ju thënë partive. Nuk është duke formuar qeveri LDK-ja, ajo i bashkohet një qeverie. Përgjegjësia bie mbi z. Kurtin, ai duhet të dijë t’i akomodon të gjithë ata me të cilët do me bë shumicën parlamentare”, pohoi Haradinaj për EO.

Haradinaj ka komentuar edhe çështjen e presidentit për të cilin Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk po mund të merren vesh. Nuk premton votën e AAK-së për këtë post, pasi që thotë të mos jetë fare temë e diskutimit brenda partisë së tij.

“Mua nuk më ka thirr Albin Kurti ose Isa Mustafa me më thënë që a na kishe votuar për president. Nuk mund të shkojmë mysafirë të pa thirrur. Në një rast kur do të ishte në votim presidenti AAK-ja e kishte diskutuar kandidaturën. A ka kandidaturë të vetën apo ndonjë që është më e përafërt. Por ne nuk e kemi temë si AAK fare çështjen e votimit të presidentit sepse nuk jemi të kyçur në këtë proces”, thotë ai.

E në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja, Haradinaj mohon çfarëdo pretendimi për koalicion me ish-partnerin e deritanishëm, PDK-në. Thotë se një bashkëpunim i tillë i mbetet vetëm të së kaluarës.

“Nuk parashoh një koalicion të ardhshëm me PDK-në po them sinqerisht. Ne e kemi bërë një koalicion në një etapë të caktuar, i kemi kryer ato përgjegjësi që  i kemi pasur. Kemi marrë një vendim politik si aleancë që nuk jemi për një koalicion parazgjedhor apo paszgjedhor me PDK-në. Kjo është parimore për shkak se ne kemi pasur dëshirë t’i japim mundësinë qytetarëve dhe vendit tonë me gjet zgjedhjen e duhur pastër. Rezultat i kësaj ndarje të PAN-it kanë fituar partitë tjera dhe nuk mërzitëm për këtë sepse jemi në demokraci”, përfundon Haradinaj.

Etiketa: Albin KurtiKosovaKrijimi i qeverisëRamush Hradinaj

Të Lidhura

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:38 | 16/12/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:34 | 16/12/2025
0

Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni...

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

nga 27
23:26 | 15/12/2025
0

Duel i çmendur me 8 gola ai mes Junajtid dhe Bërnemuth, që përfundoi me barazimin dramatik 4 me 4. Pjesa...

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

nga 27
23:12 | 15/12/2025
0

Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person...

Para
Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Laç, Rama: Do zëvendësohen godinat e rrënuara nga tërmeti

Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Laç, Rama: Do zëvendësohen godinat e rrënuara nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

07:38 | 16/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

07:34 | 16/12/2025
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

22:50 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –
  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –
  • Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com