Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se kufiri me Malin e Zi është në Qakorr dhe në Kull dhe atje do të mbet.
Kreu i qeverisë së Kosovës gjithashtu tha se shpreson se liberalizimi i vizave mudn të ndodhë brenda 3 muajsh.
Haradinaj duke iu përgjigjur deputetit, Dardan Mulliqaj për afatin që ka dhënë për tre muaj për liberalizimin e vizave, ka thënë se për kufirin duhet një komision i ri për ta vërtetuar këtë.