Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës e Malit të Zi, tha se ratifikimi i këtij ligji nuk e rrezikon territorin e Kosovës.
Haradinaj shtoi se vota pro është dëshirë edhe e gjysmës së qytetarëve të Kosovës.
“Pas shumë përpjekjesh kemi arritur të gjejmë një formulë ta pranueshme për të gjitha palët. Vota pra sot më shumë se kurrë bëhet për shtetin e Kosovës, bëhet për liri të lëvizjes. Ratifikimi i këtij ligji nuk e rrezikon territorin e Kosovës. Vota pro është dëshirë edhe e gjysmës së qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.