Hapet shkolla e parë shqipe në Kretë, vargjet e Naim Frashërit magjepsin këdo – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapet shkolla e parë shqipe në Kretë, vargjet e Naim Frashërit magjepsin këdo

19:11 | 21/01/2018
në Kosove Rajon
0

Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!

Të duash gjuhën tënde nuk është vetëm një mbrojtje e kulturës së vlerave të popullit tënd, por një respekt për identitetin e prejardhjes tënde ndër breza. U bë një kohë e gjatë që shqiptarët e diasporës “luftojnë” me mish e me shpirtë për të ruajtur gjallë vlerat e trashëgimisë së popullit tyre, e kjo gjë ka ndodhur e vijon të ndodhë akoma në shtetin helen.

Mjafton një përpjekje e vogël e një personi, për të bërë më pas që dhjetra fëmijë shqiptarë të lindur në shtetin grek të fillojnë të mësojnë një nga një gërmat e gjuhës së mëmësisë.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Një situatë e tillë, ndodhi sot, në Palaiochora, qytet i vogël në Chania të Kretës,  ku dashuria për shqipen e një patrioti shqiptar bëri që sot më shumë se njëzet fëmijë të ulen në bankat e shkollës për të mësuar gjuhën shqipe.

Në çdo bashki të shtetit helen ndodhet edhe këshilli i emigrantëve, të cilët zakonisht trasmetojnë tek autoritetet problematikat me të cilat hasen çdo ditë emigrantët e kujdo lloj komuniteti që jeton dhe zhvillon aktivitetin në këtë vend. Konkretisht, pala shqiptare paraqiti në organin kërkesën e domosdoshme për një shkollë shqipe, ku fëmijët e tyre të shkonin të mësonin gjuhën mëmë.

Sakaq, Këshilli Bashkiak i Emigracionit  vendosi që t’i jepte një ambjent për të marrë mësime komunitetit shqiptar, që jeton në këtë zonë.

Pikërisht, pas kësaj shkolla shqipe u bë e “gjallë”, tashmë fëmijët çdo ditë të shtune do të shkojnë të ndjekin mësimin e shumdëshiruar.

Ceremonia e hapjes së shkollës u mbajt sot, ku të pranishëm ishin zëvendës ambasadori shqiptar dhe krerë të këshillit bashkiak të zonës.

Zëvendës ambasadori shqiptar theksoi se e vlerëson jashtëzakonisht iniciativën e mirë e autoriteteve helene, dhe se është krenar për bëma të tilla. Sipas tij, është e domosdoshme që këta fëmijë të mësojnë ashtu siç duhet gjuhën mëmë.

Sakaq, antari tjetër shqiptar Sokol Ozuni, i cili qe dhe iniciuesi i kësaj nisme, bëri me dije se ishte dëshira e madhe e prindërve që sot kjo ditë të bëheshe realitet për të gjithë.

Ai u shpreh për ne se:

“Në kohërat kur jetojmë mund të duket paksa paradoksale se ekzistojnë akoma ata njerëz që dëshirojnë të mësojnë gjuhën e tyre. Po, është mëse e vërtetë se mijëra shqiptarë jetojnë në Greqi dhe nuk arrijnë ta trasmetojnë gjuhën e tyre tek fëmijët, jo se nuk kanë dëshirë, por se nuk kanë mundësi. Nuk është gjithmonë e vërtetë se shqiptarët, e fshehin origjinën e tyre dhe tashmë kërkojnë të jenë dikush tjetër. Koha kur ata luftonin për identitetin e tyre ka mbaruar, ata tashmë kërkojnë t’i japin vlerën që meriton vetes dhe fëmijëve të tyre, madje tashmë ata kërkojnë me ngulm të mësojnë dhe ta trasmetojne atë në breza. Vargjet e poetit të madh, Naim Frashëri magjepsën këdo që ishin në sallë, sot. Ishte madhështore”

“Njëzet e pesë fëmijë janë të regjistruar në shkollën në fjalë, ndërkohë që mësimi sapo ka filluar. Mendohet se javën e ardhshme, kjo shifër mund të shkojë në 60 fëmijë.” – shprehet Sokoli.

Pas kërkesës në Këshillin Bashkiak, Sokol Ozuni do të punojë në mënyrë vullnetare me prindërit e zonës, që të regjistrohen sa më shumë fëmijë shqiptarë.

Më shumë: http://shqiperiaebashkuar.al/2018/01/historike-hapet-shkolla-e-pare-shqipe-ne-krete-vargjet-e-naim-frasherit-magjepsin-kedo/

Etiketa: gjuha shqipeKretëshkolla shqipe

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Çmenduri në Spanjë/ Goli i jashtëzakonshëm i portierit të Lugos (film)

Çmenduri në Spanjë/ Goli i jashtëzakonshëm i portierit të Lugos (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com