Hakmarrja e ftohtë e Kryeministrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hakmarrja e ftohtë e Kryeministrit

13:13 | 12/11/2019
në Kryesore
0
Nga Ermal Mulosmani
Një dukuri e paligjshme, nëse përsëritet një numër të konsiderueshëm rastesh, kthehet në të ligjshme. Nëse një tabelë thotë “Ndalohet Duhani” por në lokal të gjithë pijnë duhan, atëherë ndërro tabelën. Edhe vetë ligji ose e drejta është ndërtuar mbi bazën e këtij ligji themelor të filozofisë. 69 vota janë humbëse por 71 janë fituese në një votim me 140 anëtarë.

Me ardhjen e demokracisë dhe rënies së peshës së ligjit dhe të shtetit në jetën e individit, mijëra njerëz të varfër u shpërngulën nga zonat malore të Veriut dhe Jugut të Shqipërisë për në periferinë e Tiranës. Aty ata filluan të ndërtonin shtëpitë e veta në tokën e shtetit apo ish pronarëve pa pyetur askënd. Dukuria u bë jashtëzakonisht masive dhe u kthye në një hambar votash për ata që kujdeseshin në sjelljen e tyre ndaj shkelësve të ligjit.

Kryeministri i sotëm, atëkohë Kryetar Bashkie i Tiranës, nuk bënte pjesë në dashamirët e këtyre shkelësve të ligjit. Ai reshtohej në barrikadën e të drejtës dhe përdorte edhe terma si “Bathorizimi”, “Rrumpallhane” e mjaft shprehje të tilla që i jepnin atij petkun e njeriut të rregullit, atij që do t’i vinte kufirin te thana kaosit urban sapo të vinte në fuqi. Me thënë të drejtën e pëlqeja qëndrimin e atëhershëm të zotit Rama.

Më i dalluar se ai në qëndrimin anti-rrumpallë ishte vetëm Artan Lame, një vartës i përhershëm i tij.

Ndërkohë, numri i të paligjshmëve që ndërtonin vinte gjithnjë  e në rritje duke u bërë ata përcaktuesi i fituesit të zgjedhjeve. Ky moment shënoi edhe ndryshimin e zotit Edi Rama.

Kur diferencën e bën i paligjshmi, bëhu me të, nuk ke rrugë tjetër! Madje edhe kur ky është armiku më i madh i yti!

Përnjëherë i la talljet, madje ndryshoi kryekëput, 180 gradë, natyrën e batutave të tij. Edi i “rrumpallhanes” u harrua dhe na doli Kryeministri i ri që deklaronte “Edhe Enver Hoxha të vijë nuk ua prishë dot shtëpitë”. Duke qenë se vesi i talljes i del veç me shpirtin, ai gjeti pikërisht kundërshtarin më të madh të legalizimeve, Artan Lamen, për ta bërë hiç më pak sesa “Kryetar të Legalizimeve të Shqipërisë”. Madje, në një nga takimet me të interesuar, deklaroi “Ju nuk do lëvizni fare, as do paguani asgjë, do vijë Lamja në shtëpi e ua bën dokumentet”.

Pra, Kryeministri, po thoshte që ndërtuesit e paligjshëm të shtëpive të rrinin në shtëpi se vjen Lamja e ua bën dokumentat, madje pa pagesë. Ndërsa unë, kur bleva apartament me paratë e mia, më duhet të rrija në radhë në hipotekë, të paguaja taksa, tarifa, bakshishe, i paligjshmi priste atje ardhjen e Lames me dokumenta. Kur e dëgjoja mu kujtua origjinal Enver Hoxha dhe Reforma Agrare.

Një vlug inati më kaploi të tërin por ç’ti bëja, isha në anën e pakicës, isha me rregulin e ligjin  kundër rrumpallës e  kaosit…

Ahh, harrova. Kryeministri nuk e jep dot krejt lirë këtë ndryshim 180 gradë. Se siç e thamë më lart vesi del me shpirtin. Ai kërkoi prej përfituesve të duronin talljen e tij. Kaq pak për një shtëpi ishte e mirëkuptueshme nga ata. Një vesh shurdh e një sy qorr kur i thonë llafit, të gjithë u bënë pre e arrogancës e talljes Kryeministrore, me transmetime live, të gjata tre orëshe, që po konkuronin programet banale të humorit. Mund të jetë i vetmi Kryeministër që tall live qytetarët e tij duke bërë të qeshin edhe ata vetë, Lamen, deputetët e gazetarët e pranishëm. Kjo dhunë verbale ishte hakmarrja e tij për detyrimin që i bënë “bathoristët” atij të ndryshonte qëndrim.

Por kaq ishte fare pak. Ai nuk është nga ata që fal kollaj. Duhej gjetur një mënyrë, një viktimë që do paguante për të gjithë. Këtyre do ua nxirrte ujin e zi. Dhe për këtë u zgjodhën banorët e Astirit në Unazën e re të Tiranës.

Gjithë mllefin e akumuluar të Kryeministrit për tapitë e ndara live do t’i paguanin këta gjynahqarë. Ata nuk ndryshojnë asgjë nga të paligjshmit e parë. Ata kanë ndërtuar pa pyetur njeri aty ku u është shkrepur duke ushqyer shpresën nga premtimi i famshëm kryeministror “Edhe Enver Hoxha po të ngrihet nga varri nuk do ua shembë shtëpitë”. Madje mund të jenë dy vëllezër, në distancë 20 metër nga njëri tjetri. Njërit ia çon tapinë Lamja në shtëpi, të dytit që ka ndërtuar me po të njëjtat parime i vjen INUK-u për t’i prishë shtëpinë. Po si shpjegohet dot që Kryeministri nuk ndjek të njëjtin etalon për të dy? A nuk mundet t’i dëmshpërblejë këtë gjynafqarin që i ra rruga dhe i duhet prishë shtëpia? Dhe kush pa, ai që jep 18 milionë Euro për një kilometër! Por tjetër kund është lepuri.

Tani, këta që do u prishen shtëpitë janë pak. Ata nuk prishin punë në thesin e madh të votave ndërkohë që i shërbejnë mjaft Kryeministrit për hakmarrje! Gjithë inatin e tij të vjetër ndaj “Rrumpallhanes” ose “Bathorizimit” do ua nxjerrë për hundësh këtyre gjynahqarëve…

Read more

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Etiketa: banorët e Astirit në Unazën e reenver hoxhaErmal MulosmaniReforma Agrare

Të Lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
13:35 | 06/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Bordi ka ulur me 2 lekë çmimin e naftës,...

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

nga 27
13:19 | 06/06/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve. “ky uragan nuk...

Para
Kryetari i KLP: Brenda 1 muaji do të zgjidhet prokurori i ri i përgjithshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026
Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

13:19 | 06/06/2026
Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

13:04 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –
  • Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –
  • Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com