Hajduti shqiptar rikthehet në Britani (Foto) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hajduti shqiptar rikthehet në Britani (Foto) –

12:29 | 03/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Deportimi dy herë radhazi nga autoritetet britanike nuk e ka ndalur një 28-vjeçar shqiptar që të rikthehet në ishull dhe të shijojë jetën e luksit.

Daily Mail shkruan se Dorian Puka është deportuar dy herë për një sërë krimesh në periferi të Londrës dhe nuk duhet të jetë fare në Britani.

Por në rrjetet e tij sociale shihet duke pushuar në një hotel luksoz me katër yje në bregdetin e Kornuoll, ku çmimet e dhomave nisin nga 250 £ nata. I veshur me një këmishë me simbole kafshësh, pantallona të shkurtra dhe sandale, Puka ka postuar edhe foto duke luajtur golf në Carlyon Bay.

Në foto të tjera i riu shihet po ashtu duke lëvizur në londër me mjete të shtrenjta si Porsche, Mercedes, BMW dhe Range Rover.

Dy herë i deportuar, media angleze: Hajduti shqiptar rikthehet në Britani, shijon jetën e luksit

“Puka poston pandërprerë, duke u mburrur për jetën e tij magjepsëse britanike. Ai shpërndan foto nga restorantet e shtrenjta në perëndim të Londrës dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor. 28-vjeçari ka arritur t’u shmanget autoriteteve duke jetuar jetën e ëndrrave në Britani për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer ilegalisht në ishull”.

Më tej, Mail nënvizon se edhe pse Ministria e Brendshme nuk ka arritur që nga 2021 të zbulojë vendodhjen e hajdutit serial që ka terrorizuar Londrën për gati një dekadë, gazetarët kanë zbuluar se Puka jeton në një apartament me vlerë 250,000 £ në Hounslow, në perëndim të Londrës.

Ai është parë duke u larguar nga kjo banesë me një Mercedes CLS Coupe me vlerë 60,000 £.

Media britanike më tej konstaton se shkelja flagrante e kontrolleve të imigracionit nga Puka është ilustrimi më i fundit i dështimeve të forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sa i përket historisë së tij kriminale, 28-vjeçari fillimisht u burgos për 9 muaj pasi tentoi të grabiste një pronë në Tëickenham në vitin 2016 dhe u dëbua në 2017. Por brenda 12 muajsh ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës.

Herën e dytë ai u kap nga një oficer civil në jug-perëndim të Londrës, teksa mbante në dorë një orë të shtrenjtë të vjedhur.

Puka u burgos për tre vjet e gjysmë, por ai mori famë në burg pasi postonte në rrjetet sociale foto me të burgosur të tjerë shqiptarë të lidhur me grupet e krimit të organizuar.

Në njërën prej tyre ai ka pozuar me një shok të dënuar dhe ka shkruar: “Nga H.M.P. ne e bëjmë V.I.P….!!!!‘.

Ai u deportua në mars 2020, por u kthye janarin e ardhshëm në Britani duke udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës.

Read more

Shoferi përplas me automjet katër persona pas një konflikti –

Botërori 2026 nis me tre kartonë të kuq, Meksika dominon Afrikën e Jugut

Jimenez shënon të dytin, Meksika mbyll llogaritë me Afrikën e Jugut që merr karton të kuq –

Goli i parë i Botërorit, vendasit tundin rrjetën pas vetëm 9 minutash (VIDEO) –

Të Lidhura

nga 27
23:33 | 11/06/2026
0

Një episod i rëndë është shënuar pak net më parë në Shkoder, ku katër persona mbetën të lënduar pasi u...

Botërori 2026 nis me tre kartonë të kuq, Meksika dominon Afrikën e Jugut

Botërori 2026 nis me tre kartonë të kuq, Meksika dominon Afrikën e Jugut

nga 27
23:13 | 11/06/2026
0

The post Botërori 2026 nis me tre kartonë të kuq, Meksika dominon Afrikën e Jugut appeared first on 27.

Jimenez shënon të dytin, Meksika mbyll llogaritë me Afrikën e Jugut që merr karton të kuq –

Jimenez shënon të dytin, Meksika mbyll llogaritë me Afrikën e Jugut që merr karton të kuq –

nga 27
22:49 | 11/06/2026
0

Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari që e organizon këtë kompeticion tre herë, pret Afrikën e Jugut...

Goli i parë i Botërorit, vendasit tundin rrjetën pas vetëm 9 minutash (VIDEO) –

Goli i parë i Botërorit, vendasit tundin rrjetën pas vetëm 9 minutash (VIDEO) –

nga 27
21:55 | 11/06/2026
0

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Para
Çfarë po ndodh me kallëzimet e opozitës? Dumani i përgjigjet Vokshit: Janë në hetim –

Çfarë po ndodh me kallëzimet e opozitës? Dumani i përgjigjet Vokshit: Janë në hetim -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shoferi përplas me automjet katër persona pas një konflikti –

Shoferi përplas me automjet katër persona pas një konflikti –

23:33 | 11/06/2026
Botërori 2026 nis me tre kartonë të kuq, Meksika dominon Afrikën e Jugut

Botërori 2026 nis me tre kartonë të kuq, Meksika dominon Afrikën e Jugut

23:13 | 11/06/2026
Jimenez shënon të dytin, Meksika mbyll llogaritë me Afrikën e Jugut që merr karton të kuq –

Jimenez shënon të dytin, Meksika mbyll llogaritë me Afrikën e Jugut që merr karton të kuq –

22:49 | 11/06/2026
Goli i parë i Botërorit, vendasit tundin rrjetën pas vetëm 9 minutash (VIDEO) –

Goli i parë i Botërorit, vendasit tundin rrjetën pas vetëm 9 minutash (VIDEO) –

21:55 | 11/06/2026
Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –

20:51 | 11/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shoferi përplas me automjet katër persona pas një konflikti –
  • Botërori 2026 nis me tre kartonë të kuq, Meksika dominon Afrikën e Jugut
  • Jimenez shënon të dytin, Meksika mbyll llogaritë me Afrikën e Jugut që merr karton të kuq –
  • Goli i parë i Botërorit, vendasit tundin rrjetën pas vetëm 9 minutash (VIDEO) –
  • Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –
  • Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shoferi përplas me automjet katër persona pas një konflikti –
  • Botërori 2026 nis me tre kartonë të kuq, Meksika dominon Afrikën e Jugut

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com