“Hajdeni se do mbushim furgonin”, zbardhet skema e vjedhjes së ndihmave nga tërmeti (ilm) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hajdeni se do mbushim furgonin”, zbardhet skema e vjedhjes së ndihmave nga tërmeti (ilm)

05:55 | 30/11/2019
në Kryesore
0

Skema e vjedhjes së pakove me ushqime me destinacion për të prekurit nga tërmeti nga shefi i Rendit në Rinas. Në bashkëpunim me gruan dhe kunatin, Altin Zeka mbushi furgonin me kuti. Si i mori nga fondacioni i Bamirësisë për t’i çuar…tek shtëpia e vjehrrës.

Pak orë para se grupet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë, të mbyllnin operacionet e kokë-ulur të nxirrnin nga rrënojat edhe trupin e Xhuljeta Gjonajt, në kryeqytet strukturohej një skemë vjedhjeje në kurriz të fatkeqësisë.

Janë të paqarta arsyet që “detyruan”, shefin e Rendit në Komisariatin e Rinasit, Altin Zeka, që bashkë me të shoqen dhe kunatin të organizonin dhe realizonin vjedhjen e kutive me ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin pamje të përvetësimit të një sasie pakosh ushqimore të destinuara për banorët e prekur nga tërmeti, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrance dy policët, Altin Zeka dhe E.H, komandant skuadre, dhe kunatin zjarrfikës, Arben Taullau.

Ideatorja e vjedhjes, gruaja e Altin Zekës, kryetarja e forumit të PS në njësinë 3

dosja.al siguroi informacionet sesi kjo skemë u realizua me ndihmën e  familjes Zeka.  Valbona Zeka, gruaja e Altin Zekës, telefonoi në numrin e një fondacioni shumë të njohur në Tiranë, për të kërkuar ndihma për punonjësit e Policisë në Rinas, të cilëve sipas saj iu ishin dëmtuar shtëpitë… në realitet, asnjë nga efektivët e këtij komisariati nuk kanë denoncuar dëmtim të banesave.

Fondacioni e besoi kërkesën e Zekës, duke pranuar që t’i jepte pakotë me ndihma, dhe në këtë moment, në lojë hyn burri shef. dosja.al kontakoi edhe me drejtuesit e Fondacionit, që konfirmuan tërheqjen e kutive, pasi ata kishin besuar realisht se burrë e grua kishin marrë përsipër furnizimin me ndihma për policët e prekur nga tërmeti.

“Hajde se do mbushim furgonin”, kunati zjarrfikës dhe shoferi pjesë e vjedhjes

Të ndihmuar nga kunati i Altin Zekës, Arben Taullau, vëllai i gruas së tij, me detyrë zjarrfikës në Kombinat, ata ngarkuan një furgon të komisariatit në Rinas me pakot që morën në Fondacion dhe nisën aventurën që zgjati vetëm disa orë… Bashkë me ta, ishte edhe komandanti i një skuader në Rinas, E.H., që në këtë skemë luajti  vetëm rolin e shoferit.

Pakot me batanije, biskota, sheqer dhe oriz…për tek shtëpia e vjehrrës

Destinacioni i kutive të mbushura me oriz, sheqer, vaj, miell, biskota, dhe të tjera produkte të shportës bashkë me 7 batanije të përdorura, nuk ishte Komisariati i Rinasit. Rrugës, grupi ndaloi në zonën e njohur në Tiranë si “Varri i Bomit”, ku në shtëpinë e vjehrrës së Altin Zekës, ishte menduar që të fshiheshin pakotë. Shtetasja Sh.T, mamaja e Valbonës dhe Arbenit, u bë mburoja e pakove të vjedhura nga shefi i Rendit. Ajo që grupi s’kishte menduar, ishte ‘spiuni dixhital’. Në momentin kur ata po shkarkonin kutitë nga furgoni i bardhë, një qytetar rastisi në vendngjarje dhe filmoi gjithçka. Altin Zeka, s’mund të fshihej më…

Policia e Shtetit reagoi duke kërkuar dhe zbuluar kutitë që u fshehën tek shtëpia e vjehrrës së Zekës. Procedimi penal ka nisur edhe për gruan e tij, dhe vjehrrën, për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim.

Babëzi e momentit apo ngjarje e paralajmëruar?!

Është interesante dëshmia që shefi i Rendit në Komisariatin e Rinasit, që ka patur nën “survejim” edhe aeroportin, ku jo më larg se 6 muaj më parë ndodhi grabitja e famshme do të japë para prokurorisë. Edhe më interesant, është fakti që në vitin 2017, në raportin që Ministria e Brendshme teknike e asaj kohe, për zgjedhjet e 2017, listoi Altin Zekën si një nga 32 policët që kishin ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare, duke sfiduar autoritetin policor. Natyrisht, që gjetja e raportit siç edhe provohet sot pas 2 vitesh, u shpërfill…

/dosja.al/

Etiketa: Durrësshefi i Rendit në Rinasskema e vjedhjes së ndihmaveThumane

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Kemi porositur kontenierë-shtëpi për të prekurit e tërmetit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Kemi porositur kontenierë-shtëpi për të prekurit e tërmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com