“Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Europës dhe partnerët globalë”, kështu e ka cilësuar komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, integrimi i Ballkanit në vendet e Unionit.
Në profilin e tij në Twitter, komisioneri ka nënvizuar se, detyra e BE-së për vitet e ardhshme është të veprojë si një lojtar më i fortë në arenën ndërkombëtare.
“Të eksportojmë stabilitet në vend që të importojmë destabilitet”, ka thënë më tej Hahn.