Gjatë takimit joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në qytetin e Durrësit, Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Hahn tha se i kërkoi Mustafës që të formohet sa më shpejt qeveria e re në Kosovë.
“Është urgjente formimi i qeverisë së re pro evropiane, stabile dhe reformatore në Kosovë” thotë komisioneri i BE.
Kosova pas zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk e ka formuar qeverinë e re, ndërsa PAN nuk i ka numrat duke bllokuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që do i hapte më pas rrugë formimit të qeverisë së re.