Futbollisti shkodran përshëndeti ato që e mbështetën
Futbollisti shkodran Erdenis Gurishta, pas dëmtimit të rëndë që mori në ndeshjen Vllaznia-Laci ka patur një reagim të parë pozitiv në orën 04.00 të mëngjesit të së dieles. Në rrjetet sociale është publikuar fotoja ku futbollisti përshëndet të gjithë ato që e mbështeten në këtë beteje me jeten. Mjekët e spitalit të Shkodrës këmbëngulin që të paktën deri në hënën futbollisti nuk duhet të udhëtojë qoftë edhe me helikopter drejt Tiranës pa marrë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e parametrave të kërkuara të analizave përkatëse.
Gurishta u dëmtua rëndë në ndeshjen Vllaznia-Laci, dhe menjëherë u dërgua në spitalin e Shkodrës ku për orë me radhë po luftonte me jetën.