Gunther Krichbaum, kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, i ka thënë copë Edi Ramës që “hapja e bisedimeve me BE është e parakoshme”.
Ligjvënësi gjerman ka publikuar një status në facebook, ku bën me dije qëndimin e tij. Ai ka publikuar dhe një foto të kryeministrit shqiptar, i cili duket që është në humor të keq, ndërsa emrin e kryetarit të qeverisë së Tiranës e shkruan me shkronja të vogla. Thua është një gabim shkrimi?
“Ia thashë edhe shumë personalisht që hapja e negociatave është e parakohshme. Përpjekjet e deritanishme për reforma nuk mjaftojnë”, ka shkruar Gunther Krichbaum, në rrjetin social.