Gugash Magani dha dorëheqjen nga drejtimi i Teutës pas humbjes së sotme me përmbysje 2-1 në Lushnjë.
“Duke parë situatën në të cilën jemi, mendoj ta mbyll këtu me Teutën. Nuk kam motivim të vazhdoj më me gjithë respektin që kam për të gjithë njerëzit që e duan Teutën dhe kryesisht presidentin. Trajneri i ri që do vijë duhet t’u këpusë kokën 4-5 senatorëve sepse kanë dhe ata përgjegjësi përveç meje”, tha ai pas ndeshjes.
/Supersport