Grushti që duhet drejtuar tjetërkud – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grushti që duhet drejtuar tjetërkud

06:33 | 21/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Alketa Ipeku

Shkëputa disa foto nga publikimet në rrjetet sociale pa lejen e autorit, po shpresoj në mirëkuptimin e tij.

Shoh fotot e filmimet e s’mund ta besoj që ato janë bërë në Tiranë, në atdheun tim e të kujtdo që e quan veten shqiptar.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

I shoh e nuk u zë besë syve që aty janë bashkëpatriotët e mi çamë, me të cilët na lidh mbi të gjitha amaneti i të parëve, amaneti i gjakut.

Shoh në foto policë me sy të çakërryer e grushtin të mbledhur fort drejtuar një të riu rrobashqyer prej tyre. Inat, mllef, urrejtje, ndaj kujt?! Ke ngritur grushtin zoti polic ndaj atij që po mbron të drejtën e tij për të protestuar paqësisht, ndaj një shqiptari që paguan rregullisht detyrimet ligjore e me të cilat ti dhe çdo nëpunës shteti paguhet e mban familjen.

Do doja që grushti yt të ish’ grushti i malësorit për t’i ranë në zemër malit që s’bëzan kundrejt padrejtësive që i bëhen këtij vendi, po ti nuk je Migjeni! Ti je thjesht një punonjës që nesër do i shërbesh një tjetër pushteti, ndërsa ai djalë i ri do jetë përsëri duke protestuar për të drejtën e rrënjëve të tij.

Në një tjetër foto shoh simbolin identitet të një kombi, flamurin e shenjtë të cilin as në ditë lufte nuk e linin të prekte tokën, e sot ju ua shkulët nga duart me urrejtjen e egërsinë tuaj e ia ulët kryet. Po nuk ia dilni dot.

Nuk pyetët se kë po merrnit përpara; djalin, vëllanë apo bashkëshortin e një zonje që guxon e zgjat krahët si shqiponja, megjithëse ju jeni shumë për ta mbrojtur nga shteti i saj, sepse ju jeni shteti.

Ju shkelët me këmbë pankartat me mbishkrimin “I Red Heart on Apple iOS 13.3 Çamëria”, sepse askush nga ju nuk e di rëndësinë e tyre. Askush nga ju nuk e njeh historinë e komunitetit çam, askush prej jush nuk e di ç’është amaneti i të parëve, askush nga ju nuk e di ç’është thirrja nga thellësia e tokës, ku dergjen eshtrat pa varr të stërgjyshërve të tu. Po ti je shteti që guxove dhe vure putrat e tua servile ndaj fqinjit, mbi amanetin tim.

Ju nuk e dini, e s’mund ta kuptoni sa rëndësi ka ajo pankartë për këdo që ish në atë protestë sot, nga i madhi te i vogli.

Kushdo që sheh foton e djalit të vogël, me pankartën në dorë drejtuar nga ju e di mirë domethënien e saj. Po ju që ishit pranë tij me indiferencën vrastare të shtetit e kuptuat? Sigurisht që jo!

Sot, unë nuk isha fizikisht në atë protestë po shpirtërisht po. Nëse do isha, do më kishit krah Shpëtimit, Mesilës, Alketit, Irtanit, ndaj njërëzve fisnikë e të vuajtur, të cilët nuk i mposhti as regjimi komunist, Hektor Sejkos, Nexhat Mergjyshit e të gjithë gjyshërve, motrave e vëllezërve të mi çamë.

Po ju nuk mund ta kuptoni se s’do kish rëndësi në do na padisnit ose jo. Ju keni lindur sikur dhe unë brenda kufijve të sotëm të Shqipërisë, ndaj nuk e dini ç’është amaneti i gjyshërve që s’mundën të shohin kurrë vendin ku kanë lerë, ju nuk mund ta kuptoni, veçse në fushata politike, thirrjen e gjakut. Atëherë ju bëheni më çamë se çamët.

Duhet të dini diçka e ta besoni fjalën e të urtëve: “Amanetin nuk e tret as dheu!”, e ju sot shkelët amanetin.

Diktatura/ Policia dhunon protestuesit e PDIU-së dhe Çamërisë (galeria e fotove dëshmi)

Etiketa: Alketa IpekuamanetiAmanetin nuk e tret as dheu!bashkëpatriotëtçamëCameriaGrushti që duhet drejtuar tjetërkudmalësoriprotestë

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Tradhëtari/ Nuk tha një gjysëm fjale për Çamërinë dhe detin e shqiptarëve ia fali Greqisë

Tradhëtari/ Nuk tha një gjysëm fjale për Çamërinë dhe detin e shqiptarëve ia fali Greqisë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com