Gripi i shpendëve zyrtarisht në Shqipëri, tre vatrat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gripi i shpendëve zyrtarisht në Shqipëri, tre vatrat

20:29 | 08/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Gripi i shpendëve në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë njoftoi mbrëmjen e sotme se në vendin tonë janë zbuluar tre vatra të gripit të shpendëve, respektivisht në Fushë- Krujë, Dajt dhe Bujan. Ministria thekson se shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

“Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit.

Read more

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Duhet egërsi nga të gjithë –

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8.

Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan. Shërbimi Veterinar kreu  eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes” thuhet në njoftim.

Pas konfirmimit të rasteve të para, ministria e Bujqësisë njofton se ndalohet në rang kombëtar tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura  dhe në  tregjet e kafshëve të gjalla.

“Në vijim, Urdhri i Ministrit  ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura  dhe në  tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetësore veterinare.

Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar. Është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjienës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre” mbyllet njoftimi.

Shqipëria bllokoi së fundmi importin e pulave me Kosovën dhe Greqinë. Kjo pas konfirmimit të rasteve me grip shpendësh në këto shtete, duke e çuar në 17 numrin e vendeve që i është vendosur embargo.

 

Etiketa: gripi i shpendeveShqiperiTre vatra

Të Lidhura

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

nga 27
21:42 | 26/04/2026
0

Gjergj Neli, avokat dhe i afërm i Kreshnik Mujecit, i cili u vra sot Lezhë bashkë me të shoqen, ka...

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

nga 27
21:32 | 26/04/2026
0

Çifti që shikoni në foto janë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, të cilët u ekzekutuan sot nga një atentat më armë...

Duhet egërsi nga të gjithë –

Duhet egërsi nga të gjithë –

nga 27
21:20 | 26/04/2026
0

Leçe është ndalur në një barazim pa gola në fushën e Veronës, duke mos ia dalë të sigurojë një fitore...

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

nga 27
21:06 | 26/04/2026
0

Në Kosovë vijojnë diskutimet politike për zgjedhjen e presidentit, pa arritje të një marrëveshjeje mes partive kryesore parlamentare. Lidhja Demokratike...

Para
Miqësorja Çeki-Shqipëri DIREKT, Cikalleshi realizon gol të çmendur

Miqësorja Çeki-Shqipëri DIREKT, Cikalleshi realizon gol të çmendur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

21:42 | 26/04/2026
Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

21:32 | 26/04/2026
Duhet egërsi nga të gjithë –

Duhet egërsi nga të gjithë –

21:20 | 26/04/2026
Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

21:06 | 26/04/2026
Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

20:44 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –
  • Duhet egërsi nga të gjithë –
  • Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –
  • Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –
  • Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com