Grida Duma: E marr bukën me vete në punë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grida Duma: E marr bukën me vete në punë

19:45 | 15/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Deputeten e PD-së, Grida Duma jemi mësuar ta shohim shpesh të përfshirë në debate politike me intensitet të lartë, kryesisht për çështjet sociale dhe problematika që shqetësojnë në përditshmëri shqiptarët.

Ajo është treguar gjithmonë disi hermetike për jetën private, por në një rrëfim ndryshe për “My Living”, Grida ka treguar dhjetëra detaje interesante nga jeta e saj.

Në një intervistë që kalon nga raporti me të birin, te stili i jetesës, përditshmëria, hobet dhe pasionet, deputetja demokrate ka zbuluar se kujdeset vetë për look-un e saj dhe shpeshherë merr me vete drekën e përgatitur në shtëpi për në punë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pjesë nga intervista:

Bruna: E kam kuptuar që veshja është e rëndësishme për ty. I bën vetë blerjet apo ke një stilist që kujdeset për imazhin tënd?

Grida: unë kam një zonjë rrobaqepëse, mos ta quajmë stiliste sepse duket sikur i largohemi realitetit të Shqipërisë. Ajo kujdeset dhe është e vjetër në profesionin e vet dhe e bën punën me shumë kënaqësi me mua. Unë kam një stil, nuk leviz shumë nga kjo, dhe si thuhet në zhargon kam gjetur rehat me këtë logjikë.

Bruna: Pra veshjet e tua janë të qepura.

Grida: Po shumica e veshjeve të mia janë të qepura.

Bruna: I ideon ti?

Grida: Ka ardhur puna Bruna, që ajo më dërgon në ëhatsapp dy tre copa që ajo ka gjetur duke me pyetur nëse me pëlqejnë dhe unë i them ta bëjë vetë si di ajo dhe mos më pyesë më fare. Kjo nuk do të thotë që unë nuk blej. Une ofendohem nga tendenca për të blerë gjëra shtrenjtë. Unë jam e bindur që shumica e njerëzve më kuptojnë kur them tregu të blen ose e blen. Nuk është çështja për të thënë a kam apo skam se ky është një diskutim që secili e ka relative. Por une mendon që një njeri i fisëm është ai që blen mençur. Pra nuk të blen tregu ty, por ti blen një gjë që të shërben.

Bruna: Pra shopping nuk është terapi për ty?

Grida: Fare, madje kur futem në një dyqan që ka shumë artikuj, ato më mbysin. E vetmja formë që kam për të bërë pak pazar apo blerje është me motrat e mia, sepse ato e kanë gjetur mënyrën se si të më bëjnë mua qesharake apo të bëjnë shaka me sjelljen time dhe unë pastaj vazhdoj. Por nuk e kam terapi. Jam me teroinë që pasi blen nje gjë që nuk e meriton cmimin që ka patur, une do ndihesha keq me veten. Besoj se kjo vjen me kohën.

Bruna: Po stili vjen me kohën?

Grida: Çfare them une që funksionin sidomos me kameren, janë një ngjyrëshet, nuk duhet luajtur me ngjyra se çfokusohet nga personaliteti. Unë psh nuk perdor aksesor fare. Aty ku mendoj që nuk me shkon, nuk guxoj. Më pak është më mirë. Mbajtja e një stili që është i joti,  që njeriu e kupton  dhe vetë, që me atë gjë ti dukesh mirë. Njeriu e kupton vetë këtë.

Bruna: Kisha menduar që veshja është një ndër pasionet e tua.

Grida: Jo nuk është pasion fare. Ështe vetëm pjesë e sigurisë time. Unë nuk rrezikoj shumë. Unë kur e shikoj veten në foto që janë në ëeb, sigurisht them që mund të kisha bërë dhe më mirë, por mendoj që vjen me vite.

Bruna: Cilat janë pasione e tua?

Grida: Noti është dicka që më mungon shumë. E di shumë mirë që duhet të shkoj në palestër. E di shumë mirë që do na vlente secilit që dhe e nesërmja të fillonte me energji tjetër. Do të doja shumë të kisha mundësi të ecja një orë, gjysëm ore.

Bruna: Të pëlqen të gatuash?

Grida: Më pëlqen gatimi im. Nuk më pëlqen të ha në restorant dhe të më gatuajnë të tjerët.

Bruna: Se nga profili profesional duket sikur porosisni në zyrë.

Grida: Ndodh që porosisim në zyrë. Unë jam kthyer te koncepti i shëndetshëm. Nuk është çeshtje reklamimi. Të marrësh pak ushqim me vete nga shtëpia. Nuk ka rëndësi nëse e e gatuar apo është një tost sipas stilit tënd. E ke bërë vetë dhe të shijon në mënyrën tënde. Përpiqëm të heq gjalpin, meqe po flasim për stil jete. Kudo që ti shkon të porosisësh këtë, nuk ja thua dot dikujt, përdor këto elemente të caktuara, se dhe  e ofendon. Ky kthimi tek gjërat që merren me vete më pëlqen shumë dhe e shikoj si një mënyrë për të qënë në një formë normale. Të ngrënit shpesh dhe pak. Mund të mbaj një gjë në çante  dhe kur kuptoj që ka ardhur momentin të konsumoj një gjë sepse e kërkon stomaku, e konsumoj.

Bruna: Nuk del pa mëngjes nga shtëpia.

Grida: Jo nuk dal dot më, më dhemb koka jashtëzakonisht shumë. Kjo nuk ndodhte 7-8 vite përpara.  Njeriu me kohën e kupton që duhet të ketë nje regjim. Ka tjetër energji që në mëngjes dhe jo kafen në mëngjes të parën. Une mendoj që në jetën tonë vuajmë nga disa gjëra të vogla që nëse i bëjmë më mirë do të kemi më shumë kënaqësi.

Bruna: I përgatit vetë?

Grida: Bjë tost fare të thjeshtë, vaj ulliri me pak djathë të bardhë që është gjëja më e mirë për stomakun në momentin që ti nuk ke mundësi të hash drekë apo gjëra të tilla.

Bruna: Je një kuzhiniere që të lavdërojnë në shtëpi?

Grida: Po, po  patjetër, nuk është ankuar njeri. Unë gatuaj fare thjeshtë. Sot nuk është e vështirë të gatuash. Unë mendoj që një gatim i shëndetshëm më pak perime te ziera, mish ose jo mish, ose një supë me lëng mishi  maksimumi është 45 minuta kshu që në këtë kuptim nuk është vlerë e veçantë. Mua me pyesin që pse nuk e tregoj që më pëlqen shtëpia. Më kupto Brunë, ardhja te publiku edhe në politikë edhe sikur je një kuzhiniere e shkëlqyer, sikur di ti besh të gjitha dhe punët e shtëpisë, të cilat çdo grua, pa diskutim, çdo grua keto i ka mënyre jetese mëse të zakonshme. Nuk ka grua në SHQIPERI që nuk është heroike në këtë kuptim. Eshtë krejt e panevojshme që ta pompojmë kete sikur kjo që bëj unë që bëj politikë është një gjë e jashtëzakonshme. Siç i ben njeriu vetë gjerat në shtepinë e vet është e pamundur ti bëjë askush. Pa diskutim që unë nuk kam patur një ndihmë që shumica e kanë, që janë prindërit e mi që janë në Amerikë prej 21 vjetësh tashmë,  dhe këtë e ndjej si mungesë. E ndjen ate menyren e ngrohtë që në çdo moment që do shkosh te shtepia e prinderve do e ndjesh se do të përkëdhelin. Kjo më mungon. Pjesa e të pasurit ndihmë, jo se jam rritur në shtepi private. Kush ka jetuar ne shtepi private e di që është nëe mini fabrikë se kërkon më shumë punë, riparime, më shumë pastrim më shumë vemendje. Nese ka kujtime të bukura, janë kujtimet e asaj kohe. Kur isha e vogël, shtëpia kishte shumë punë, dhe mendoja që ata që jetonin në aparatment ishin me fat, se shtepitë e tyre kërkonin më pak punë, ndërsa tani them që gjëja më me pendesë është që jetoj në apartament. Është një hapësire e vogel lirie por jashtëzakonisht e ndryshme dhe sikur vetëm pak metra oborr bëjnë ndryshimin.   Kur e hap dritaren te oborri jot është një jetë tjetër. Padyshim që me angazhimet që kam sot nuk do të mund të jetoja në një shtëpi private dhe të kujdesesha. Do e kisha të pamundur.

Bruna: Po apartamentin e mban vete.

Grida: Një ndihmë e vogël besoj se duhet dhe i bën mirë dhe atyre që kanë nëvoje për këtë. Pastaj bëhen si njerëzit e shtëpisë që kur ndodh që kanë probleme familjare ty të mungojnë si njërëzit e shtëpisë, pra njerëzit që të ndihmojnë. Edhe atëherë kur ti mendon që dicka mund ta bësh vetë, i thua hajde se kjo është pjese e përditshme dhe të ndihmojnë dhe lehtësojnë shumë.

Bruna: Të pëlqën të bësh në shtëpi nga këto organizime?

Grida: Eshtë gjëja më e mirë që mund të bëhet në ditët e sotme. Sepse siç është biseda dhe miqësia që ndërtohet në ambjentet e shtëpisë nuk ka asgjë më të  bukur dhe rehatshme. Nëse do zgjidhja midis të mbledhurit jashtë apo në shtëpi, do zgjidhja pa asnjë diskutim në shtëpi.

Etiketa: bukëGrida DumaGrida Duma: E marr bukën me vete në punëpunë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
VOA publikon shifrat “e frikshme”, 60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen: Pa punë, pa kursime, pa shpresa

VOA publikon shifrat "e frikshme", 60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen: Pa punë, pa kursime, pa shpresa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com