Greqia vijon të paralajmërojë Shqipërinë se çështja e minoritetit grek në Himarë penalizon të ardhmen europiane të vendit.
“Hapja e negociatave për anëtarësim është e lidhur me respektimin e të drejtave të pronësisë. Çështjet e pronësisë së minoritetit grek duhet të zgjidhen menjëherë. Kjo çështje mbështetet edhe nga BE dhe SHBA”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.
Kjo nuk është hera e parë që Greqia kërcënon se kusht për integrimin është minoriteti, muajt e fundit ky paralajmërim është bërë nga figura të shumta politike të shtetit fqinj.