Greqi ka konfirmuar ditën e sotme 1,388 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet Shëndetësore, brenda ditës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 84 persona.
Njoftohet gjithashtu se në njësinë e kujdesit intensiv ndodhen 549 pacientë të intubuar, nëntë persona më shumë, krahasuar me një ditë më parë.