Greqia është shkundur nga një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës rihter pasditen e sotme.
Tërmeti është regjistruar në orën 15:58 të së premtes pasdite.
Mediat bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë tre kilometra nga Amfilochia me thellësi prej pesë kilometrash.