Greqi, ka nisur dhënia e lejeve biometrike për emigrantët (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqi, ka nisur dhënia e lejeve biometrike për emigrantët (film)

16:49 | 26/03/2017
në Shqiperi
0

Nga Robert Goro

Në Greqi ka nisur që prej një muaji pajisja e emigrantëve me leje qëndrimi biometrike. Si funksionon proçesi dhe çfarë duhet të kenë paraysh emigrantët? Detajet i sjell materiali i gazetarit të Ora News në Athinë, Robert Goro, që vizitoi qendrën e shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigrantëve në Athinë.

Nuk ka veçse pak javë që në Greqi ka filluar proçesi i pajisjes së emigrantëve me leje qëndrimi biometrike. Emigrantët shqiptarë duken më të familjarizuar me këtë tip të ri të lejeve, të cilat janë të ngjashme me letërnjoftimet që ata kanë marrë në atdheun e tyre.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Që nga 23 shkurti i këtij viti nuk dalin më lejet e tipit të vjetër, stikerat siç i quanim, dhe që ngjiteshin në një faqe të pasaportës. Tash e tutje të gjithë lejet e qëndrimit kanë trajtën e një karte krediti, që përmban të dhëna biometrike të dixhitalizuara: Shenjat e gishtrinjve dhe fotografinë e poseduesit, si dhe një mikroçip, i cili mund të lokalizojë në çdo moment se ku ndodhet leja” thotë Ilias Hronopoulos, drejtor i Drejtorisë së Shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigrantëve, Athinë.

Në fakt, pajisja e emigrantëve me leje biometrike, është një detyrim komunitar, që Greqia duhej ta kishte përmbushur që në vitin 2011. Ministri i Emigracionit, ka thënë se kjo po bëhet për të modernizuar sistemin dhe përshpejtuar proçedurat, si dhe për të luftuar rastet e falsifikimeve.

“Ky është një sistem i avancuar sigurie për hapësirën Shengen, që duhej të ishte zbatuar shumë vite më parë. Është një udhëzim i Komisionit Europian që nga viti 2004, që u pasurua në 2008, u votua nga parlamenti në Greqi në 2011 dhe u realizua në 2017-n… Unë nuk jam në gjendje t’ju jap një përgjigje mbi arsyet e kësaj vonese. Por duket se administrata greke tregoi se nuk e kishte në prioritetet e veta”, tha Ilias Hronopoulos.

Në momentin që paraqiten për të aplikuar për lejen biometrike, emigrantët duhet të sjellin me vete mandat pagesën e një shume prej 16 eurosh për çdo leje biometrike. Pastaj ata kalojnë në dhomën e marrjes së shenjave të gishtrinjve dhe të hedhjes së firmës. Fatos Malaj, ndërmjetës kulturor në këtë Drejtori, thotë se nuk mungojnë edhe problemet.

“Emigranti duhet të sjellë 4 fotografi me format pasaporte, me përmasa të caktuara, 4 x 6 cm, ku supozohet që fotografët e dinë shumë mirë se si duhet të jenë këto fotografi. Për shembull, sfondi duhet të jetë i bardhë, por nuk lejohet që të jetë edhe veshja e bardhë. Nuk mund të vështrosh lart, apo anash. Nëse mban syze, duhet që t’i heqësh. Pra, ka disa standarte të caktuara dhe njerëzit duhet të bëjnë kujdes e mos t’i hedhin kot paratë”, u shpreh Ilias Hronopoulos.

Me lejet e qëndrimit biometrike, do të pajisen gjithë emigrantët gjatë rinovimit apo marrjes së lejes fillestare. Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre.

“Sigurisht, lejet që kanë dalë deri më tani nuk shfuqizohen. Vazhdojnë të kenë vlefshmëri, deri sa të skadojnë. Gjithashtu, lejet pa afat, sapo të ndërrohet pasaporta, apo në rast se humbet pasaporta, emigrantët mund të vijnë dhe të rimarrin lejen, tashmë në trajtën e re, biometrike. Të vetmit që lejohen ta ndryshojnë lejen para skadimit, janë ata që kanë leje të rezidentit afatgjatë, ose leje europiane, siç i themi, dhe që duan të udhëtojnë në zonën Shengen”, tha Ilias Hronopoulos.

Sa u përket afateve, me proçedurën e re marrin fund një herë e mirë zvarritjet dhe telashet e mëparshme të emigrantëve, që mund të prisnin deri dhe me vite për të marrë në dorë lejen e qëndrimit në Greqi.

Sipas drejtorit të shërbimit të emigrantëve të Athinës, që nga momenti që vendimi futet në sistem, kalojnë maksimumi 5 ditë dhe leja biometrike e qëndrimit mbërrin në duart e emigrantit.

/ora news/

Etiketa: athineemigrantetFatos MalajGreqiIlias Hronopoulospasporta biometrikeRobert Goro

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Në treg kur të shkoni, trastat mos harroni…

Në treg kur të shkoni, trastat mos harroni...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com