Mëngjesin e sotëm është gjendur i pajetë trupi i një burri shqiptar, rreth 45 vjeç në fshatin Kefalovriso, në Greqi.
Trupi i viktimës u gjet gjet jashtë kasolles ku jetonte ndërsa dyshohet se shqiptari ka ndërruar jetë të paktën 48 orë para se të gjëndej.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit, por paraprakisht dyshohet që të ketë humbur jetën nga shkaqet natyrale.