Një shtetas 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me dy plumba në kokë dhe në kraharor në Greqi.
Mësohet se shqiptari ndodhej në makinë në Menidhi të Athinës në momentin që u qëllua. Shqiptari u dërgua menjëhere në spital, ku u konstatua se kishte vdekur.
Sipas vlerësimeve të para bëhet fjalë për larje hesapesh, pasi 35 vjeçari ishte i skeduar për trafik droge. Policia ende nuk ka dhënë emrin e viktimës, për arsye të hetimit ndërsa dihet se agresorët ishin dy.