Xhamia historike Beyazit në Dimetoka të Greqisë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të xhamisë së vjetër Beyazit, si dhe ka djegur plotësist pjesën e brendshme të saj e cila është prej druri.
Ndërsa sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 dhe është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike pasi në xhami po zhvilloheshin punime për restaurim e saj.