• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grenell kritikon Kurtin: Shpërfill çështje ekonomike

07:59 | 21/01/2023
në Kosove Rajon
0

Lexo edhe

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Richard Grenell kritikon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se me qëndrimet e tij ka refuzuar çështje ekonomike në interes të vendit. Në Çim Peka Live ai tha se Kurti insiston për çështje politike siç është njohja nga Serbia, por kjo shtoi ai, nuk sjell ushqim në tavolinë dhe s’do t’i bëjë të rinjtë të rrinë në Kosovë. Orientimi, tha Grenell, duhet të ishte te ekonomia, vendet e punës dhe mirëqenia e qytetarëve.

Ceshtjet ekonomike

“E kam parë të refuzojë çështjet ekonomike, dhe flet për njohjen. Ndoshta kjo është një deklaratë kundërshtuese, por e kam thënë edhe në Serbi dhe Kosovë dhe do ta them edhe këtu në Shqipëri; njohja nuk do të të sjellë ushqim në tavolinë, njohja nuk do t’i bëjë fëmijët e t’u të duan të rrinë në Kosovë. Unë besoj fuqishëm se prioriteti aktualisht është zhvillimi ekonomik, të ju hapësh njerëzve vende pune. Plot njerëz punojnë me shumë mund në këtë vend, sjellin para në shtëpi dhe megjithatë nuk jetojnë ashtu siç e meritojnë, janë gjithë kohës në punë,”- tha Grenell.

“Ne kemi nënshkruar 4 marrëveshje kur isha iu dërguari i Presidentit, por edhe pas kësaj ka pasur marrëveshje si ajo e Brukselit, marrëveshje të tjera Europiane. Nuk mendoj se problemi tani është se duhet të negociojmë marrëveshje të tjera. Tani çështja është zbatojmë marrëveshjet e arritura. Të ulemi në tavolinë dhe ti luftojmë problematikat, ti zbatojmë marrëveshjet. Por nuk e shoh Albin Kurtin ta bëjë këtë. E shoh më shumë të përdorë mekanizma ligjor për të thënë se unë nuk jam i detyruar ta bëjë këtë, se duhej ta kishte firmosur filani dhe filani, apo se ata bënë gabim që e firmosën. Por nëse ne duam të krijojmë stabilitet ekonomik dhe ta rrisim ekonominë që të rinjtë të qëndrojnë këtu, duhet ti lëmë fjalët politike dhe ti kthehemi bashkëpunimit ekonomik. Unë nuk e shikoj këtë qasje te Albin Kurti”.

Pjesë nga intervista

Peka: Megjithatë ka një gjë, se si lexohet në Ballkan në mënyre të veçantë në Kosovë. Z. Grenell nëqoftëse kryeministri Kurti heq dorë nga kushti për njohje, të paktën në Ballkan lexohet si një derë e hapur për të hequr dorë nga pavarësia e Kosovës. Pyetja ime konkrete është: Moskushtëzimi i njohjes nga Serbia, i marrëveshjes finale, a ecën nën pavarësinë e fituar të Kosovës?

Grenell: Unë dua të përqendrohem tek shtimi i punëve dhe i hapjes së vendeve të punës në Kosovë, që njerëzit të kujdesen për familjen dhe t’i mbajnë fëmijët në këtë rajon, unë nuk po them se çështjet politike nuk janë të rëndësishme por nuk janë çështje parësore dhe shumë shpesh media dhe politikanët i ushqejnë njerëzit me këtë informacion, sikur së pari duhet të zgjidhen çështjet politike. Por gjithçka që ne po them është le të flasim për vendet e punës, le të flasim për zhvillimin ekonomik, le të hapim kufijtë, le të sjellim sa më shumë investime, këto duan njerëzit.

Peka: Patjetër, por kosovarët do të ishin të gatshëm edhe pa bukë të rrinin e jo të ktheheshin sërish poshtë Serbisë, pyetja ime konkrete është për Grenell…

Grenell: Nuk po them këtë, që ti bashkohen Serbisë. Edhe njëherë, unë besoj se duhet të ketë dialog për çështjet politike, por po them se është më e rëndësishme që politikanët dhe media të gjejnë zgjidhje se si të zhvillohet niveli ekonomik i vendit dhe hapja e vendeve të punës. Mbase këto çështjet ekonomike dhe politike mund të zhvillohen paralelisht…/Syri

Të Lidhura

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

nga 27
16:51 | 04/02/2023
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 22-vjeçar pretendon se është përdhunuar nga një transgjinor...

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

nga 27
19:43 | 03/02/2023
0

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës...

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

nga 27
18:45 | 03/02/2023
0

Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasur debate të nxehta mbi çështjen e Kosovës mes presidentin serb dhe opozitës....

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

nga 27
14:56 | 31/01/2023
0

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur mbështetjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Siç...

Para
SHBA shpall “Wagner” organizatë kriminale ndërkombëtare –

SHBA shpall "Wagner" organizatë kriminale ndërkombëtare -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

21:11 | 05/02/2023
Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

21:01 | 05/02/2023
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Ramën e kishte mik –

20:39 | 05/02/2023

Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –

20:27 | 05/02/2023
Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –

Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –

20:11 | 05/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –
  • Bayern “poker” përballë Wolfsburg –
  • Ramën e kishte mik –
  • Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –
  • Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –
  • Kane thyen rekord dhe mposht Cityn –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –
  • Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com