Grekët janë më humanë se ne! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grekët janë më humanë se ne!

07:40 | 14/03/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Në Greqi as nuk mund ta mendonin se pas atij dialogu të stërgjatë me BE-në për marrjen e parave dhe masat shtrënguese do t’u vinte koha sërish të merreshin me Bashkimin Evropian. Por, jeta ka logjikë paradoksi. Dhe, kriza e refugjatëve e ka kthyer historinë e të ardhmes kontinentale krejt përmbys. Grekët nuk luten më për para, por mirëkuptim dhe ndihmë për refugjatët. Mbi të gjitha për respekt. Më së shumti këtë të fundit, që i mungon Gadishullit tonë të vogël Ballkanik, mbushur me mllefe, urrejtje dhe patologji lloj-lloj. Anipse grekët s’kanë nevojë për historinë dhe as t’i japin gjë Evropës, pasi në themel të kontinentit, janë themelet demokratike, që ia kanë marrë dhe që lavdërohen; atyre sot u duhet ndihma për menaxhimin e shqetësimit botëror, lidhur me refugjatët. Që do të thotë, një familje, si ajo që pretendon BE-ja, e mban dhe e zgjidh bashkë problemin dhe nuk e delegon tek anëtarët më të varfër.

I gjithë ky realitet i trishtë, ku karvanit të refugjatëve si duket më fundi, Greqia i ka gjetur një zgjidhje. I ka futur në gjirin e vet dhe po i ndih si pakkush nga Evropa. Veprimi tjetër i respektuar ndaj saj është edhe fakti që Evropës i ka treguar realisht që të mos fshihet pas gishtit, por të marrë përgjegjësinë e politikbërjes botërore. Vetë ata, duke kujtuar dekadat e shumta kur kanë emigruar, kanë bërë thirrje publike në vend për mundësinë e strehimit; kanë hapur ishujt; vetë kryeqytetin e tyre Athinën; si edhe plot strehimoret e panumërta, që janë sajuar në kazermat e papërdorura të ushtrisë; shtëpitë; hotelet; parqet dhe shumë ndërtesa publike; duke i dalë përballë krizës dhe duke e kanalizur si duhet entuziazmin e qytetarëve të saj për ndihmë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ndoshta ishujt grekë, nuk do ta marrin Nobel-in sivjet, pasi ky çmim tashmë është bërë njësoj si koha shumë konjuktural, por moralisht ata e kanë merituar prej javësh për vitin 2016.

Një mësim i madh dhe për ne, shqiptarët, që tashmë fshihemi pas retorikave dhe i jemi bashkuar në kor politikës shtetërore për të mospritur refugjatë, ne bash vendi, që kemi eksportuar në këto 25 vjet, gati një të tretën e popullsisë jashtë vendit. Aqsa përcolli Greqia pas përfundimit të luftës të ashpër civile në vitin 1949, drejt Gjermanisë, SHBA-së dhe Australisë, atë që arti modern grek e ka frymëzuar vazhdimisht për veprën e vet, në të ashtëquajturën xenitia.

Kjo mund ta na bëhet mësim edhe neve, që tashmë po bëjmë çmos t’ua bëjmë jetën e vështirë refugjatëve, që i kemi mu në kufi, dhe t’u tregojmë se këtu s’mund të kalojnë. Grekët na treguan edhe ne shqiptarëve se pavarësisht stigmës sonë banale, megjithatë, janë shumë më humanë se ne në këto javë.

/javanews.al/

Etiketa: anipseBen Andonihotelet; parqetmllefendërtesa publikepatologjipolitikbërjes botëroreshtëpitëurrejtjexenitia

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Morali i lapërdhisë

Shoqëristët që mërdhijnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

08:17 | 03/02/2026
PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

08:11 | 03/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:59 | 03/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –

07:33 | 03/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026

07:29 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –
  • PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –
  • Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026
  • Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –
  • PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com