Është arrestuar personi i gjashtë i bandës që kreu grabitjen e 3.2 milionë eurove në rrygën e Rinasit. Shtetasi Dash Kupa, ishte shpallur më herët në kërkim ndërsa u arrestua në pikën kufitare të Morinës, teksa po kthehej nga Kosova.
Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca për masën e sigurisë ndaj të arrestuarit të pestë si anëtar të kësaj bande, Admir Çerpja. Bëhet e ditur se ky person ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë.
Ndërsa 4 të tjerët, Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë. Në bazë të dyshimeve se ata vepronin si një grup i strukturuar kriminal, çështja e tyre i ka kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.