Punonjësi i sigurisë private, tha se në grabitje kanë marrë pjesë 4 persona. I marrë në pytje nga policia e shtetit ai bën me dije se nuk patëm kohë të reagonim, pasi ishin 5 persona të armatosur.
“Gjithsej ishim 5 persona, 2 në njërën makinë dhe 3 në tjetrën. Automjetet ishin rreth 50 metra larg njëra-tjetrës. Kur mbërritëm tek Qafa e Kasharit, dy automjete na parakaluan. Fuoristrada u përplas me blindin e parë. Nuk patëm kohë të reagonim. Mjeti i dytë na bllokoi. Ishin 4 persona të armatosur.
Ata qëlluan drejt nesh. Kur pamë se xhamat po thyheshin ne zbritëm prej frikës. Na shtrinë në tokë, morën paratë dhe u larguan” tha punonjësi i sigurisë private.