Një dyqan është grabitur në rrugën “Bardhyl” në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se grabitësi i maskuar ka patur një pistoletë lodër në dorë.
Grabitësi i ka marrë paratë e xhiros ditore shitëses dhe është larguar nga dyqani. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.