Gjatë orëve të natës, një biznes në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e grabitjes.
Mësohet se grabitësit ende të paidentifikuar kanë thyer derën e biznesit dhe kanë marrë prej aty kasafortën.
Nuk bëhet me dije vlera monetare e grabitur, ndërsa pronari pretendon për një shumë të madhe. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.