Pre e grupeve kriminale ka rënë edhe familja e ministrit Gjiknuri.
Para dy netësh në Tiranë është grabitur banesa e nënës së Ministrit të Industrisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
Kallëzimin për grabitjen e ka bërë në Policinë e Tiranës, nëna e ministrit Gjiknuri ndërsa raportohet se në banesë janë marrë disa sende personale.