Është grabitur banesa e deputetit socialist Namik Kopliku.
Mbrëmjen e djeshme hajdutët kanë shqyer derën e banesës duke marrë prej andej një sasi bizhuterish me vlerë.
Banesa e deputetit ndodhet tek rruga “Myslym Shyri” në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar.