Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Grabiten euro, lekë dhe dy makina në një biznes në Patos (film)

Nga Ejona 0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një subjekt privat ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Patosit.

Vetë pronari i subjektit në fjalë, shtetasi me iniciale M.K ka treguar se autorët kanë vjedhur dy automjete, një “Audi” e një “Land Rover”, 2800 euro dhe 60 000 lekë të reja, të gjitha në pronësi të shtetasit në fjalë.

Menjëherë pas ngjarjes shtetasi me iniciale M.K, ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konfikt të mëparshëm.

Për të zbardhur ngjarjen, nga ana e bluve janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa paraprakisht mendohet që mund të kenë qënë më shumë se dy autorët e kësaj ngjarje.

Në subjekt janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, të konstatuara nga vetë pronari i tij mëngjesin e sotëm, siç mund ta shihni në videon e siguruar nga “BalkanWeb”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej